Vesa Luma e kompletuar
në këngë dhe dashuri
 

Vesa Luma e kompletuar<br />në këngë dhe dashuri<br /> 
Viti 2013 për këngëtaren Vesa Luma ka rezultuar i suksesshëm.

Ndonëse vitin 2013 Vesa e cilëson si mjaft të kompletuar si në fushën e këngës ashtu edhe në sferën e dashurisë, Vesa shkruan: “Në këto ditë festash të fundvitit dua t’ju falënderoj pafund për gjithë mbështetjen që ma dhatë gjatë tërë vitit! Pas tre videoklipeve, lansimit të albumit ‘PopCult’, që shënoi një sukses në pop muzikën shqiptare, çmime e vlerësime në evenimente të ndryshme, përfundon edhe një vit pune, por edhe një vit i dashurisë dhe i shumë sfidave”, ka thënë ajo për mediat në Kosovë.

Vesa gjatë këtij viti ka qenë pjesëmarrëse edhe në disa koncerte humanitare, gjë që edhe në të ardhmen thotë të jetë e gatshme për ndihmë

. “Gjithashtu në këtë fundvit të kujtojmë që janë shumë njerëz që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe kështu që edhe vitin tjetër sa herë që kemi mundësi do ta bëjmë”, shton ajo.

Vesa planifikon edhe shumë projekte për vitin 2014.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani