Vesa Luma këndon për bamirësi

Vesa Luma këndon për bamirësi
Teksa artistët e tjerë vrapojnë të marrin pjesë në festivale, Vesa Luma ka vendosur të këndojë për bamirësi. Artistja kosovare do të këndojë në një koncert humanitar për një qendër kulturore boshnjake, koncerti do të mbahet në stadiumin “Arena Store” në Lubjanë të Sllovenisë mes shumë artistësh nga rajona mes të cilëve Hari Mata Hari, Kemal Monteno, Kaliopi. “Ndodhem në Lubjanë dhe jam shumë e lumtur, por njëkohësisht edhe e emocionuar për performancën time në Slloveni. Për herë të parë do të debutoj për një koncert të madh, ku në mesin e shumë yje”-ka thënë ajo për mediat kosovare. Oferta Vesës i ka ardhur nga organizatorët të cilët e kanë parë të arsyeshme që nga këngëtarët kosovarë të ftojnë Vesën dhe Labinot Tahirin.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki