Këngëtarja kosovare Vesa Luma, e cila vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën e saj më të fundit me titull “Tkan fol keq për mu” është shprehur rreth xhirimeve të këtij klipi.

Sipas saj për të shkruar këtë tekst ajo është bazuar në përvojat e shoqërisë kosovare kur dikush flet keq për dikë, ndërsa për vete thotë të mos ketë dëgjuar se ka folur dikush keq.

Gjithashtu Luma është shprehur edhe për skenat e klipit, të cilat sipas saj nuk ishin të ekzagjeruara.

Rreth historisë së saj me reperin Big Basta, Vesa nuk e ka pohuar apo mohuar që gjatë këtij viti mund ta kurorëzojë lidhjen e tyre në martesë. 

vesa luma

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)