Projektet artistike e kanë detyruar të zhvendoset në Tiranë, për herë të dytë Brenda një viti, pas pjesëmarrjes në “Dancing with the Stars”, por këtë herë arsyeja ka qenë ediconi i parë i “X factor”, i cili nis të dielën në televizionin Klan.
Projektet artistike e kanë detyruar të zhvendoset në Tiranë, për herë të dytë Brenda një viti, pas pjesëmarrjes në “Dancing ëith the Stars”, por këtë herë arsyeja ka qenë ediconi i parë i “X factor”, i cili nis të dielën në televizionin Klan. Këngëtarja do të jetë pjesë e jurisë së “X Factor”, prandaj edhe ka bërë gati valixhet për t’u zhvendosur përkohësisht në një apartament i cili i është siguruar nga organizatorët e spektaklit në Tiranë. Ndërkaq do t’u duhet shpesh të kthehet në Kosovë për të vijuar projektet e saj koncertore, të cilat tashmë kalojnë në plan të dytë. “Do të jem në Tiranë për gati dy-tre muaj, kështu që nuk e di se kur do e përfundoj këngën që kam planifikuar, por mendoj se do të jetë një këngë shumë e mirë dhe publikut do t’i pëlqejë”, ka pohuar ajo, duke pranuar se do ta marrë malli për Prishtinën.