Vesa Luma tregon momentin e vështirë: Kam përjetuar një tmerr të vërtetë me Lianin

Vesa Luma tregon momentin e vështirë: Kam përjetuar një tmerr të vërtetë  me Lianin

Këngëtarja Vesa Luma ka treguar një nga momentet më të vështira të jetës së saj.

Asaj dhe vogëlushit Lian iu desh të merrnin një udhëtim të largët së bashku nga Zelanda e Re për në Tiranë. Për arsye që ende nuk janë publike ajo ka treguar se duhej të qëndronte larg nga bashkëshorti i saj Big Basta.

E ftuar në emisionin ‘Në Kurthin e Piter Pan’, Vesa i është përgjigjur pyetjes sa e tmerrshme është të udhëtosh me një fëmijë të vogël për plot 32 orë, Vesa iu përgjigj: “Shumë e tmerrshme” dhe nisi të tregojë rrugëtimin e kthimit bashkë me të birin: “Kam përjertuar një tmerr të vërtetë kur u ktheva me Lianin. Ngaqë e kishte ndarjen të vështirë, ai ka qarë për 18 orë, pa pushim. Dhe më e bukura ishte se, në një moment, kur Lianin sapo e kishte zënë gjumi, pas shumë orësh që kishte qarë pa pushim, më afrohet stjuardesa dhe më thotë që duhet ta lidhja djalin, sepse kishim disa turbulence. i thashë “të lutem, mos ma zgjo sepse sapo e zuri gjumi”, por ajo këmbënguli, sepse kështu ishte rregulli. Sapo e zgjova, ai ia nisi sërish së qarës dhe nuk ka pushuar…” ka thënë ajo. Ndërkohë vogëlushi vazhdimisht pyeste kur do të ndalonin dhe ju kishin mbetur edhe 20 orë të tjera rrugëtim.

 

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen