Veseli fton liderët partiakë për tryezën e konsensusit, në fokus çështjet më prioritare

Veseli fton liderët partiakë për tryezën e konsensusit, në fokus çështjet më prioritare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar sot ftesë krerëve të partive politike, për një tryezë diskutimi që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës

Takimi i thirrur nga kryetari Veseli do të mbahet ditën e martë, datë 8 maj, ora 13:00, në Sallën C301, në Kuvendin e Kosovës. Në këtë tryezë, kryetari Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për:

-Fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi;
-Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe;
-Agjendën e Integrimeve Evropiane;
-Formimin e Ushtrisë së Kosovës;
-Reformën Zgjedhore.
-Kryetari Veseli, ditë me parë, ka prezantuar edhe propozim-platformën për konsensus rreth këtyre temave.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen mashtrime të mëdha në sistemin shëndetësor gjerman, si kompanitë fiktive manipulojnë qytetarët

Zbulohen mashtrime të mëdha në sistemin shëndetësor gjerman, si kompanitë fiktive manipulojnë qytetarët