TIRANË-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar sot me drejtues të institucionet e pavarura të Kosovës, duke shprehur vendosmërinë në garantimin e pavarësise se institucioneve në respekt me ligjin dhe transparencë në dobi të qytetarëve.
"Sot kisha takime të ndara me drejtues në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve memoriale të Kosovës, Institutin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin e Kosovës për Trashëgiminë Kulturore, drejtuesin e Komisionit shqyrtues në Zyrën e Rregullatorit për ujëra dhe kanalizim dhe drejtuesin e Bordit për Ankesa dhe Medie. Institucionet e pavarura duhet të ruajnë subjektivitetin e vet, duke zhvilluar aktivitetet e veta në pajtim me ligjin, duke e shtuar performancën, përkushtimin dhe transparencën në dobi të vendit dhe qytetarëve" shkruan në statusin e tij Facebook, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. /ATSH/
/Shqiptarja.com