Veseli: Kosova 10 vjet shtet, presim
të na njohë Serbia shumë shpejt

Veseli: Kosova 10 vjet shtet, presim<br />të na njohë Serbia shumë shpejt<br>
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli jep lajmin e shumëpritur. Sipas tij, Prishtina zyrtare pret që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës në një kohë shumë të shpejtë.  

Deklaratat e tij Veseli i ka bërë gjatë konferencës “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat rajonale në epokën e sfidave të sigurisë globale”. Në prag të 10-vjetorit të shpalljes shtet të pavarur, kryeparlamentari Kadri Veseli pret që Beogradi të reflektojë dhe të pranojë këtë realitet, duke njohur pavarësinë e shtetit më të ri. 

"Pas tre muajsh Kosova feston 10 vjetorin e pavarësisë së vet. Kosova është dëshmuar si shtet që ka kontribuar në paqe dhe demokraci në rajon dhe më gjerë. Ne kemi ndërtuar raporte shumë të mira të fqinjësisë me shtetet përreth ndërkaq edhe me Republikën e Serbisë po Presim që Republika e Serbisë shumë shpejt ta njohë edhe pavarësinë e shtetit tonë”, ka thënë Veseli.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë