/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, theksoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit se "duhet të jemi krenarë që përmes gjuhës sonë, të letrarizuar në mënyrë gjeniale nga Ismail Kadare, arritëm t'i kapim majat e kulturës dhe letërsisë botërore".
Në një postim në rrjetin social Facebook, Veseli shprehet se "sot është dita ndërkombëtare e librit. Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë për historinë tonë, pasi ishin njerëzit e librit, poetët dhe shkrimtarët rilindës ata që i dhanë jetë vetëdijes kombëtare të popullit tonë. Ne u bëmë komb modern duke mbajtur në duar veprat e tyre. Sot duhet të jemi krenarë që përmes gjuhës sonë, të letrarizuar në mënyrë gjeniale nga Ismail Kadare, arritëm t'i kapim majat e kulturës dhe letërsisë botërore. Kjo më se miri shprehet në vendimin e Kongresit amerikan që mbi Capitol Hill të valëvitet flamuri për nder të veprës së tij. Nuk ka nderim më të madh për një popull se sa nderimi që i bëhet kulturës së tij.
/Shqiptarja.com