Veseli: Mos abuzoni
politikisht me Astrit Deharin

Veseli: Mos abuzoni<br />politikisht me Astrit Deharin
PRISHTINE - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në mbledhjen e Kryesisë, ka bërë të ditur se të enjten do të vazhdohet me pikat e mbetura të rendit të ditës nga seanca e kaluar.

Ndërkaq, duke iu referuar akuzës së Vetëvendosjes se është bërë presion ndaj deputetit Bislim Zogaj për të tërhequr nënshkrimin e tij nga kërkesa e GP të VV-së për seancë të jashtëzakonshme për Astrit Deharin, Veseli tha se “nuk kemi bere presion te askush”, shkruan KTV.

Dhembja njerëzore dhe tragjedia familjare na bën bashkë në vdekjen e Astrit Deharit por asnjë tendencë e politizimit. Ne duhet të kemi besim në institucionet tona dhe të presim përgjigjen e institucioneve. Ajo që ju siguroj është se të vërtetës do t’i shkojmë deri në fund. Nëse është nevoja të angazhojmë edhe ekspertë të jashtëm. Askush nuk do të mund të manipulojë as nga pozita e as nga opozita. Nuk është e ndershme me tragjedi të tilla të manipulohet politikisht. PDK do t’i shkojë deri në fund. Nuk do të lejojmë asnjë njollë e asnjë manipulim”, ka theksuar Veseli.

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar