Sot dështoi seanca për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kosovës, ndërsa do të mblidhet sërish nesër në orën 10:00.
Emri më i përfolur është Kadri Vaseli, por Vetëvendosje e kundërshton. Megjithatë, Veseli ka deklaruar se është gati që të heqë dorë nga kandidatura për kryetar të Kuvendit, nëse Vetëvendosje e voton Ramush Haradinajn për kryeministër.
“Brenda ditës së nesërme le të dalin publikisht e le të thonë se Kadri Veseli është pengesë. Unë nuk e kam fare problemin e tyre, as nuk i nënshtrohem atyre asnjëherë.
Por, për hir të interesave qytetare dhe për t’i demaskuar njerëzit e tillë, unë do ta ofroj një kandidat nga koalicioni PAN për kryetar të Kuvendit, dhe të njëjtën kohë, të njëjtën ditë, ta votojmë edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kabinetin e tij qeveritar", ka deklaruar kreu i PDK.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com