PRISHTINË - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, theksoi sot se Kosova në prag të shtatë vjetorit të pavarësisë, përveç arritjeve që janë evidente, ikja e qytetarëve është ajo që nuk i bënë të ndihen krenare institucionet e vendit.
Në një prononcim për shtyp pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Veseli tha se një situatë e tillë duhet t'i bëjë më shumë përgjegjëse institucionet për nevojën emergjente në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
"Ajo çfarë është arritur e shohim të gjithë, ka një progres të jashtëzakonshëm. Republika e Kosovës në të njëjtën kohë ka ende sfida, po ashtu të jashtëzakonshme, të cilat bashkërisht duhet që t'i zgjidhim. Shpresojmë që të gjithë me maturi, e veçanërisht me një përpjekje të transformimeve ekonomike edhe sociale, do të bëjmë përmirësime të vazhdueshme. Natyrisht që vala e njerëzve, që largohen nga shtëpitë dhe vendi i tyre, nuk na bën që të ndihemi aq krenarë, por në të njëjtën kohë na bënë që të jemi edhe më të përgjegjshëm në domosdoshmërinë e përmirësimit të jetës së këtyre njerëzve", theksoi Veseli.
Kyreparlamentari Veseli u shpreh se pres që gjatë këtij viti vendi të përshpejtojë axhendën e proceseve integruese, duke përmendur se ka sinjale për njohje nga disa prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, por të cilat nuk i bëri të ditura.
"Shpresoj se do të ketë njohje, për arsye se vet procesi i njohjes së shtetit tonë është proces i pakthyeshëm. Kryesore është se do të ketë përshpejtim, veçanërisht në integrimin evropian, por edhe njohje. Njohjet shpresoj që do të vijnë shumë shpejtë nga disa prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian", tha Veseli.
Kryetari i Kuvendit i pyetur për se nëse është sjellë në sekretarinë e Kuvendit marrëveshja e drejtësisë, nënshkruar në Bruksel me 10 shkurt, mes kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksander Vuçiç', ai tha se "formalisht nuk kemi ndonjë marrëveshje, e cila është e nënshkruar".
Veseli ftoi mediat që të jenë më prezentë në të gjithë aktivitetet e Kuvendit dhe të deputetëve, në mënyrë që puna e këtij institucioni të jetë sa më transparente.
Ai uroi të gjithë qytetarët e Kosovës dhe deklaroi se të martën Kuvendi do të mbajë një seancë për rastin e shtatë vjetorit të pavarësisë.
Në takimin e kryesisë së Kuvendit janë bërë shqyrtime të rekomandimeve dhe njoftimeve nga komisione të ndryshme të Kuvendit. /ATSH/
/Shqiptarja.com