Kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka bërë një gafë gjatë ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini në Mitrovicë.
 
Ai e ka nisur fjalën e me falënderime për të pranishmit në ceremoni, por ka gabuar me liderin e opozitës shqiptare Lulzim Basha, të cilin e prezantoi si kryetarin e partisë Demokratike të Kosovës.
 
Të pranishëm në ceremoni ishin veç personaliteteve të larta të politikës së Kosovës, edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)