Prishtinë-Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot ka takuar Jean-Eric Paquet, drejtuesin e Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor, DG NEAR, dhe Samuel Zhbogar, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë me bashkëpunëtorë. Bashkëbiseduesit diskutuan për raportet pozitive të deritashme në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian duke rikonfirmuar se këto marrëdhënie mund të zgjerohen dhe thellohen edhe më tutje, bën të ditur në njoftimin e dërguar Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.
"Bashkëpunimi mes Kuvendit të Kosovës dhe BE-së ka rëndësi të veçantë. Përkrahja e vazhdueshme e BE-së për Kosovën në rrugën e saj evropiane ka rëndësi të pazëvendësueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës, andaj mirëpresim thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm që këto procese të avancohen më tutje", theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Paquet potencoi se angazhimi i mëtejshëm i Kuvendit për aprovimin e disa ligjeve të rëndësishme do t'i kontribuojnë përafrimit të Kosovës me axhendën e integrimeve evropiane, sundimit të ligjit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve. Ai po ashtu theksoi rëndësinë dhe zhvillimin e mëtejmë të dialogut Kosovë-Serbi si dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura./ATSH/
/Shqiptarja.com