/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, deklaroi sot se po të fyeja serbët, nuk do të rrija kryetar Kuvendi.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Veseli tha se "as dy ditë nuk do të qëndronte në pozicionin e tij si kryetar Kuvendi në qoftë se do t'i fyente qytetarët serbë, ashtu siç bëri ministri Jabllanoviç".

Ministri Jabllanoviç i quajti egërsira nënat gjakovare, meqë nuk u lejuan pelegrinët serbë të hynin në kishën e Gjakovës./KosovaPress/