Veseli:Shpejtë themelojmë ushtrinë
e Kosovës bashkë me NATO-n

Veseli:Shpejtë themelojmë ushtrinë<br />e Kosovës bashkë me NATO-n<br>
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në ditë e dytë të konferencës, “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”.

Gjatë konferencës Veseli, tha se Kosova ka kontribuar dhe do vazhdoj të kontribuoj në paqen jo vetëm në Ballkan por në çdo vend të botës.

“Këto viteve ne kemi kontribuar për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ne i jemi përkushtuar sfidës kundër terrorizmit dhe kërcënimeve që vijnë prej ideologjive që ushqejnë urrejtje dhe përçarje.

Ne kurrë, as nuk kemi qenë, e as nuk do të lejojmë që territori ynë të shërbejë si burim frymëzimi apo rekrutimi për grupet ekstremiste”, shpjegoj Kadri Veseli.

Veseli tha se Kosova është vonuar në transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri e kjo sipas tij, do të ndodh në ditët në vijim në partneritet me NATO-n.

“Ne sot ndihemi krenar me kadetët e FSK-së për suksesin që po tregojnë në garat më të mëdha ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s.

Ky sukses është vetëm një shembull që tregon se kjo Forcë është gati për të marrë rolin që i takon në dinamikën e sigurisë rajonale dhe globale”, u shpreh Veseli.

“Ne synojmë të bëhemi anëtar me të drejta të plota në NATO dhe ne krenohemi me Forcën e Sigurisë së Kosovës”.“Presim që shumë shpejt ta bëjmë transformimin  sajë në ushtri.

Ajo çka është e sigurt që Kosova do ta ketë ushtrinë e saj në ditët në vijim. Kosova është perëndimore dhe është krenare për identitetin e vet”, tregoj Veseli.

“Besojmë në vlerat që mbron NATO, duke besuar në partneritet me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në. Pas tre muajsh Kosova feston pavarësisë, jemi dëshmuar si shtete që kemi kontribuar në paqe e demokraci në Ballkan e më gjerë.

Ne besojmë në vlerat që mbron NATO, ne besojmë në partneritetin me BE dhe SHBA-në”, tha Veseli.

Veseli foli për marrëdhëniet me Malin e Zi,  tha se çështja e Demarkacionit do të zgjidhet, kjo nuk do të ndikoj në marrëdhëniet dypalëshe. Më tej shpjegoj se pret që shumë shpejt Kosova të njohjet nga Serbia.

Por në të njëjtën kohë zotohemi se çdo çështje do të zgjidhet në mënyrë më të duhur pa cenuar sovranitetin e vendeve tona”. Konferenca po mbahet nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në partneritet me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë