Melania Trump goditi në shenjë me fustanin e bardhë deri poshtë gjurit të markës Dolce & Gabbana. Kjo ishte veshja që ajo zgjodhi të takonte Mbretëreshën Elizabeth në Buckingham Palace.
Megjithatë, kjo veshje mbart një kuptim të fshehur. Ky fustan i bardhë me një rrip të zi është cilësuar një shenjë nderimi për princeshë Dianën, e cila në gardërobën e saj numëronte jo pak, por shumë kostume bardhë e zi.
Një zgjedhje e cila është vlerësuar shumë nga opinioni publik.

Komente

