VLORË- Një 25- vjeçar është shpallur në kërkim mëgjesin e sotëm pasi gjatë kontrollit në garazhin në pronësi të tij janë gjetur dy automjete të vjedhura.
 
Në kërkim është shpallur 25- vjeçari me inicialet G.C  banues në Vlorë.
 
Sipas njoftimit të policisë, në garazhin e 25- vjeçarit janë gjetur 2 automjete Land Rover me targë AA 001 JU dhe Volkswagen Golf me targë AA 572 FM. 2 uniforma policie si dhe një sasi me lëndë narkotike prej 2 kg e 270 gr kanabis.
 
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këto mjete rezultojnë të vjedhura në Dhjetor të 2016-ës dhe në Janar të 2017-ës. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)