Veshjet e Melina Ballet sjellin magji për festa në Tiranë

Veshjet e Melina Ballet sjellin magji për festa në Tiranë

Në foto veshje të realizuara nga Melina Ballet

Festat e fundvitit janë gëzimi dhe magjia ne shtëpitë tona. Sidomos për femijët. Ata janë të mahnitur nga Babagjyshi dhe dhuratat e tij, por edhe nga zanat, princër e princesha, drerë e arushë.

Nepër shkolla e kopshte mësueset kanë përgatitur spektaklet e fundvitit që bëjnë të ëndërrojnë te vegjël e të mëdhenj. Në laboratorin e saj artizanal në Tiranë, Melina dhe të gjithë vajzat e saj duararta të Melina Ballet përgatisin veshjet e Arrëthyesit, Don Kishotit, Mjelmës e të tjerë.

Veshjet profesionale i japin ëndrrave shkëlqimin e duhur. “Fëmijët janë më të bukur e komodë me veshje të qepura mirë dhe me shije”, tregon Melina ndërsa ne marrim veshjen magjike për Arrëthyesin e Çajkovskit”.

Dhe vërtetë fustanet, bashkë me muzikën dhe interpretimin fusin prindër, fëmijë, gjyshër e mësues në botën e mrekullueshme dhe të lartë të Artit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës