Zgjidhja e misterit të zhdukjes së Davide Pecorellit të biznesmenit italian në Shqipëri, bëhet çdo ditë edhe më e vështirë, raportojnë mediat italiane.
Pasi eshtrat e mbërritura nga Shqipëria ishin të pamjaftueshme për të nxjerrë ADN-në që do të krahasohej me atë të familjarëve të sipërmarrësit, i cili mendohet se vdiq në Pukë.
Prandaj edhe grupi hetimor, i ngarkuar me çështjen nga Prokurori Publik i Perugia-s, Prokurori i Përgjithshëm Raffaele Cantone dhe prokurori Giuseppe Petrazzini kanë kërkuar materiale shtese nga hetuesit shqiptarë.
Duke supozuar se materiali biologjik është akoma i disponueshëm në vend, nuk është e mundur të parashikohet data e dërgesës në Itali dhe mbi të gjitha, vlefshmëria e tyre për një ekzaminim të besueshëm.
Davide Pecorelli, biznesmeni italian me interes në bizneset hotelerike dhe sallonet e bukurisë, arriti në aeroportin e Rinasit në 3 Janar. Nga ku ai mori me qira një Skoda Fabia, e gjetur pesë ditë më vonë e djegur në rrugën e vjetër nga Shpali për në Pukë, jo shumë larg fshatit Gjegjan. Në makinën e shkrumbuar nga flakët u gjenden disa eshtra, një telefon celular, një orë që së bashku me kontratën e qirasë së makinës do t'i atribuohen atij.
Gjithçka tjetër, gati njëqind ditë nga zhdukja e tij e gjithë historia bazohet në hipotezat e gazetarëve në Tiranë dhe nga mungesa e deklaratave të hetuesve italianë të cilët në asnjë moment nuk besuan se kishte ndodhur një aksident fatkeq apo ai mund të ishte vetëvrarë.
Derisa çështja Pecorelli në Shqipëri kanë rënë në harrëse, theksojnë mediat italiane, burimet gazetareske hodhën edhe njëherë idenë se "pista më e fortë është ajo e vetëvrasjes" edhe pse një gjë e tillë nuk mund të dëshmohet nga provat.. Një mendim krejt tjetër do të ishin magjistratët e prokurorit të Perugia-s, të cilët, sipas disa thashethemeve asnjëherë nuk u konfirmuan ose mohuan, do të ndiqnin një udhë më shqetësuese dhe logjike.