Zhdukja e biznesmenit Pecorelli, hetuesit italianë zbarkojnë në Pukë! Vëzhgojnë makinën e djegur, shtohet pista e vetëvrasjes! I ekzaminohet telefoni, s'ka kërcënim me jetë (VIDEO)

PUKË- 21 ditë nga flakët që dogjën automjetin e italianit Davide Pecorelli në aksin Pukë-Tiranë brenda të cilit u gjetën eshtra njeriu dhe dyshohet se janë të tijat, policia italiane dhe ajo shqiptare janë bërë bashkë në zbardhjen e kësaj ngjarje.

Janë këto pamjet kur hetuesit italian së bashku me dy drejtuesit shqiptarë Tonin Vocaj dhe Arben Dashi mbërrijnë në oborrin e komisariatit të Pukës dhe riinspektojnë skeletin e automjetit Skoda Fabia të djegur pasditen e 6 Janarit.

Pasi është kqyrur makina dhe fotografuar edhe nga heteuesit italian, dy grupet kanë vazhduar takimin në ambjentet e prokurorisë së Pukës e cila udhëheq këto hetime.

Report Tv mëson se prokuroria e Peruxhias ende nuk ka përfunduar krahasimin e ADN-së së dërguar nga Shqipëria të mbetjeve njerëzore gjetur në makinën e Pecorellit, me ato të vëllait të tij në Itali, që do të jepnin përgjigjen finale nëse personi i djegur është apo jo biznesmeni italian.

Skeleti i automjetit të 45 vjeçarit mbahet në garazhdin e policisë së Pukës ende si një skenë krimi, ndërsa pistat e hetimit janë fokusuar tek vetvrasja si pista e parë dhe vrasja. Burime nga grupi hetimor bënë me dije për Report Tv se sot midis policisë shqiptare dhe asaj italiane diskutohen rezultatet e ekspertizave pirroteknike për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit, ato të mjeksisë ligjore për shkakun e vdekjes dhe ekspertiza autoteknike e mjetit.

Ndërkohë ekzaminimi i telefonit të Pecorellit ka zbuluar se nuk ka asnjë kërcënim me jetë, biseda ku ai ka shfaqur frikë apo ka qenë i shqetësuar për jetën.

Disa prej kontakteve të tij, mes tyre dhe bashkëshortja shqiptare të pyetur nga policia kanë treguar se ai u kishte thënë se kthehej në Itali pas pak ditësh. Prej tre javësh ende mbetet mister arsyeja e udhëtimit të tij drejt Pukës dhe qëndrimi në hotel Turizmi për dy ditë teksa fillimisht prenotoi një dhomë për tre ditë. Biznesmeni italian rezulton se nuk ka takuar askënd në Pukë ndërsa pak fjalë i ka shkëmbyer me stafin e hotelit prej orës 21:30 të 4 janarit kur u paraqit. Prej vitit 2020 ky ishte udhëtimi i pestë i Pecorellit në Shqipëri teksa së fundi kishte hapur edhe një NIP biznesi me produkte kozmetike në qytetin e Vlorës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:01
Zhdukja e biznesmenit në Pukë, shtohet pista e vetëvrasjes! Pecorellit i ekzaminohet telefoni, s'ka kërcënim me jetë

1611759835_60116b35d0687Screenshot4001.jpg

21 ditë pasi janë gjetur eshtrat në makinën e djegur  në aksin Pukë-Tiranë me të cilën ka lëvizur Davide Pecorelli, hetuesit italianë kanë mbërritur në Pukë dhe së bashku me ata shqiptarë po riinspektojnë nga afër makinë dhe do të ekzaminojnë telefonin e të ndjerit.

Skeleti i automjetit të 45 vjeçarit mbahet në garazhin e policisë së Pukës ende si një skenë krimi, ndërsa psitat e hetimit janë fokusuar te vetëvrasja si pista e parë dhe vrasja si pistë e dytë. Burime nga grupi hetimor bënë me dije për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta se sot midis policisë shqiptare dhe asaj italiane diskutohen rezultatet e ekspertizave pirroteknike për të zbuluar shkakun e rënies së zjarrit, ato të mjeksisë ligjore për shkakun e vdekjes dhe ekspertiza autoteknike e mjetit.

Ndërkohë ekzaminimi i telefonit të Pecorellit ka zbuluar se nuk ka asnjë kërcënim me jetë, biseda ku ai ka shfaqur frikë apo ka qenë i shqetësuar për jetën.

Ora 14:44
Zhdukja e biznesmenit në Pukë/ Ekspertët italianë nga Komisariati shkojnë te Prokuroria (VIDEO)

Nga Komisariati i Pukës, ekspertët italianë dhe ato shqiptarë kanë shkuar në Prokurorinë e rrethit të Pukës. Më herët, ato ishin në Komisariat ku panë nga afër makinën e djegur.

1611755342_Policia.JPG

Ora 14:12
Pamje/ Momenti kur ekspertët italian vëzhgojnë nga afër makinën e biznesmenit të zhdukur në Shqipëri (VIDEO)

Report Tv sjell pamje teksa ekspertët italian vëzhgojnë nga afër makinën e biznesmenit italian Davide Pecorelli. Ato kanë mbërritur në Komisariatin e Pukës, ku priten që të kenë takim me ekspertët shqiptar, mes tyre dhe drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj.

1611754174_makinadjegur001.jpg

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggghhhh: 27/01/2021 22:24

    Duhen investiguar edhe UFOt. Godasin ne zona te izoluara dhe marrin trupin.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 27/01/2021 19:25

    Te pakten te deklarojne se po hetojne... ta lene vrasesin nen tension dhe te shpresojne se mos ben ndonje gabim!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim