“Vesi” del me shpirtin: Sali Berisha thirrje për grusht shteti, në prag të 14 shtatorit

“Vesi” del me shpirtin: Sali Berisha thirrje për grusht shteti, në prag të 14 shtatorit

Ish-kryeministri Sali Berisha

Çfarë ka të përbashkët Sali Berisha në studion e emisionit të mbrëmshëm “Opinion”, me Sali Berishën e 20 vitëve më parë? Përgjigja është e thjeshtë: Idenë e marrjes së pushtetit me dhunë, nëpërmjet grushtit të shtetit.
Shumë prej 20-vjeçarëve të sotëm, ndoshta nuk e dijnë se në historinë e demokracisë në Shqipëri, viti i zi 1997, u pasua nga një tjetër ngjarje e rëndë, në 1998-ën: grushti i shtetit i 14 shtatorit. Partia Demokratike e udhëhequr nga Kryetari i saj, Sali Berisha, organizoi një grusht shteti, me qëllim marrjen me dhunë të pushtetit, dy ditë pasi kishte ndodhur vrasja e Azem Hajdarit.
Për më të mëdhenjtë në moshë, janë të ngulitura në mendje ngjarjet e asaj dite. Televizionet dhe agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, transmetonin papushim pamje, me tanke ushtarakë të vendosura para selisë së Partisë Demokratike. Një prej dëshmitarëve të asaj dite, që sot është kthyer në qendër të vëmendjes për dëshmitë e tij pa doreza, Izet Haxhia, ka pranuar se ai dhe shumë të tjerë janë manipuluar prej Sali Berishës atë ditë, në të gjitha veprimet e tyre për goditjen e institucioneve të shtetit.
Kulmi i grushtit të shtetit berishian ndodhi kur një prej aleatëve të tij, përfaqësues i Legalistëve, hyri bashkë me njerëz të armatosur në televizionin kombëtar dhe para ekranit shpalli se qeveria kishte rënë, dhe tashmë pushtetin e kishte… Sali Berisha.
Ishte një ëndërr që zgjati vetëm pak orë. Ndërhyrja e ndërkombëtarëve i bëri të qartë Sali Berishës, se ai me dhunë, ishte një pushtet që as mund ta merrte dhe as mund ta gëzonte. Dhe kështu, kryetari i PD dha urdhër për tërheqjen e të tijëve, ndërkohë që në godinën e Partisë që ai drejtonte, nisi aksioni i fshehjes së arsenalit nëpër skutat e fshehta të godinës.
Por thonë se “vesi” del me shpirtin. Edhe pse mori një mësim të mirë, se në këtë vend pushteti nuk do të merret kurrë me dhunë, Sali Berisha duket se nuk ka zënë mend. Me një thirrje ku nuk mund të mos dallosh shenjat e dëshpërimit për gjendjen ku është katandisur partia e tij, i lënduar edhe prej faktit që pasardhësi që emëroi në krye të partisë është shndërruar në një objekt talljeje kombëtare, Berisha ka lëshuar sërish një thirrje për marrje të pushtetit me dhunë. Kryetari de facto i demokratëve ka thënë se Edi Rama nuk mund të rrëzohet nga pushteti me votë dhe se për të arritur këtë qëllim, “duhet të nxirret për leckash nga zyra”.
Sigurisht, nëse përpiqesh të përsërisësh historinë për së dyti, do të përfundosh në një komedi. Siç kanë përfunduar aksionet e bujshme të opozitës, qëkurse udhëheqësi i saj e katandisi Partinë Demokratike, nga kokosh, në thelë. Sepse po të shikosh premtimet e bujshme që bëjnë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, çifti i ritakuar i opozitës, për aksione opozitare si ato që nuk janë parë ndonjëherë në këtë vend, dhe të shohësh më pas braktisjen spektakolare që u bëjnë njerëzit, atëherë e kupton që historia është shndërruar vërtetë në një komedi, e cila veç të fut në dilemën e kahershme: të qeshësh, a të qash.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 15/09/2018 21:16

    Nuk di deri kur ky njeri tolerohet dhe mbahet ne emer te popullit dhe nga ajo ulese therret vazhdimisht per grushtshetet e shkatrrim te popullit dhe shtetit, sic e ka shkaterrua me "priramidat" dhe marsin e '97.

    Përgjigju
  • populli: 15/09/2018 16:38

    HYY plere akoma rrone megjithe ato qe i ke bere keti populli

    Përgjigju
  • adamo311: 15/09/2018 01:45

    Sikoja pamjen, e kupton cfare shpirti ka!!! S A T A N himself !!! Ju lutem, kerkoni meshire te KRIJUESI per shpirtin e tij satanist !!!

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 14/09/2018 20:00

    Nuk eshte veq pune vesi,eshte gjakprishja dhe urrejtja ndaj popullit te vet,prandaj jo rastesisht millosheviqi e kishte zgjedhur per bashkepunetor dhe ky e quante mik dhe vella,por mbreme para analisteve deklaroi se ai kishte vetem nje armik dhe ai ishte millosheviqi,sa kam qeshur derisa nuk dija si ta urrej me shume kete njeri,por sapo analisti Loren ia ban nje pyetje ne lidhje me Ramen qartet i teri dhe pa fije turpi thot se ate urren me shume se millosheviqin dhe vazhdon tia shaje,fyej e ekrcenon nanen qe e ka lundur,kur Lorenci i kerkon te qetesohet dhe tmos shaje nanen,ai humbet i teri dhe vazhdon si i qartur se nuk do ndalet deri sa ta rrezoi Ramen duke ju thene shqiptareve se sdo ekte zgjedhje kurre,pra do te qendroi ne pushtet sali berisha si millosheviqi dikur ne kosove me 200 serbet e tij dhe krimineli na flet per demokraci,dekalron se Rama ka vrare e zhdukur njerez nderkohe qe ska asnje emer te vrare apo zhdukur nga Rama e nen urdherat e sali berishes u zhduk Remzi Hoxha,u vrane Hakljat,deputeti Xhindi,Trebicka,gerdeci dhe baxhanaku i vet sali berishes,4 qytetar ne shesh dhe sali berisha as qe pendohet per ato vrasje perkundrazi krenohet,po mbi te gjitha si do ta komentoj sali berisha keshilltarin e vet serbin fazlliq dhe nderkohe paska pasur armik baben e tij millosheviqin ,kete nuk e ha askush dhe vetem nje kaq i ndyre si sali berisha guxon ti mendoi keto gjera.

    Përgjigju
  • Highlanderi: 14/09/2018 18:37

    Berishen me duket se po vjen ngordhja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë