Sipas një studimi të ri, adoleshentët që nuk flenë mjaftueshëm janë në rrezik për të shtuar peshë, njësoj siç mund të ndodhë kur konsumohet një ushqim jo i shëndetshëm. Gjumi i pamjaftueshëm është një faktor që mund të ndikojë peshën trupore të adoleshentëve.
Sipas hulumtimit të paraqitur në Kongresin e këtij viti të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, ata që flenë më pak se tetë orë gjatë natës kanë më shumë gjasa të jenë mbipeshë, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre që flenë mjaftueshëm.
Hulumtimi përfshinte 1229 adoleshentë nga programi "SI!", i zbatuar në shkollat e mesme në Spanjë. Pjesëmarrësit kishin një moshë mesatare 12 vjeç, të ndarë në mënyrë të barabartë vajza dhe djem. Ata u ndanë në tre grupe: ata që bënin gjumë shumë të shkurtër (më pak se 7 orë), gjumë të shkurtër (7 deri në 8 orë) dhe gjumë optimal (8 orë ose më shumë).
U zbulua se në moshën 12-vjeçare, vetëm 34% e pjesëmarrësve pushonin të paktën 8 orë, ndërsa kjo përqindje ra në 23% dhe 19% në moshën 14 dhe 16 vjeç respektivisht. Madje djemtë kishin tendencë të flinin më pak. Nga ana tjetër, adoleshentët që flinin më shumë kishin gjithashtu cilësi më të mirë të gjumit , që do të thotë se zgjoheshin më pak gjatë natës.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të miturit në Vlorë mes makinave në rrugë për një sfidë Tik-Toku (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 15:18
-
'Kalbja e trurit‘ dhe media, kohët që po jetojmë
13 Dhjetor 2024, 20:20
-
Shkodër/ Kërcënoi me thikë 13-vjeçarin, nis hetimi për adoleshentin
12 Dhjetor 2024, 14:47
-
E rëndë në Tiranë/ Sherr me thika mes 4 nxënësve pranë shkollës 'Fan Noli'! 14-vjeçari ndërron jetë pas goditjes në zemër, autori dhe një tjetër në spital! Njëri shoqërohet në polici! DINAMIKA (VIDEO)
18 Nëntor 2024, 14:35
-
Ju flihet më shumë gjumë kur bie shi? Ja çfarë tregon studimi
14 Nëntor 2024, 15:56
-
Sherr mes adoleshentëve në Elbasan/ 14 vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin e tij
29 Tetor 2024, 16:07
-
Bosnje Hercegovinë/ 15 vjeçari vret me thikë oficerin e policisë dhe plagos një tjetër në Komisariat
25 Tetor 2024, 10:34
-
Sherr mes adoleshentëve në Tiranë/ 15-vjeçari godet me thikë të miturin, shoku fsheh ngjarjen
4 Tetor 2024, 12:13
-
Tiranë, 15 vjeçari godet me thikë shokun brenda në ambientet shkollës private! E denoncoi në polici adoleshenti i plagosur
19 Shtator 2024, 12:28
-
Dyfishohet numri i adoleshentëve të përfshirë në krime! Psikologia: Teknologjia përkeqësoi situatën
28 Korrik 2024, 16:35
-
Shprehjet që nuk duhet t’ia thoni kurrë një adoleshenti
2 Qershor 2024, 09:14
-
A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake
25 Prill 2024, 18:31