TIRANE - Janë dashur pak orë reshje të dendura shiu, që disa nga rrugët e kryeqytetit të përmbyten totalisht. Përmbytjet kanë ndodhur në rrugët kryesore të Tiranës si në “Rrugën e Kavajës”, “Rruga Bardhyl” në zonën e “Tiranës së Re”, tek “Shkolla e Bashkuar” , “Don Bosko” dhe tek “Komuna e Parisit”.
Lumi Lana është fryrë dhe në disa pjesë ka dalë nga shtrati, duke përmbytur disa biznese që gjenden në krah të tij.
Reshiet e shiut kanë arritur deri në 1 metër lartësi në familjen e Vasil Kuqalit, në rrugën “Zhevit Qyqëri Demir”, zonë e njohur ndyshe si “Mihal Grameno”. Kryefamiljari bën apel për ndihme, duke thënë i bërë thirrje instanceve përkatëse për ndihmë.
Bllokimi i kolektorëve dhe mosfuksioni kanalizimeve të ujrave të zeza kanë bërë që disa nga lagjet e kryeqytet të notjnë në ujë. Pajisjet dhe orienditë shtëpiake kanë dalë totalisht jashtë funksionit, duke u përsëritur kjo gjendje nga viti në vit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA