Vetëpunësimi, 20 të rinj
prezantojnë idetë e tyre të biznesit

Vetëpunësimi, 20 të rinj<br />prezantojnë idetë e tyre të biznesit
20 të rinj të moshës 18-30 vjeç prezantuan dje përpara një jurie vlerësuese projekt-idetë e tyre të biznesit, në kuadër të Programit të Vetëpunësimit. Ky projekt synon të mbështesë të rinjtë përmes këshillimit dhe anës financiare që këto ide të kthehen në biznese të qëndrueshme.
 
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, pasi u njoh nga afër me projekt idetë e të rinjve, u shpreh se qëllimi kryesor i këtij programi është nxitja dhe aktivizimi i fuqisë punëtore për t’u përfshirë efektivisht në tregun e punës.
 
“Zhvillimi i një kulture sipërmarrëse është kyç për krijimin e një shoqërie jo vetëm për tu përballur me sfidat e të përditshmes por dhe për të përfituar sa më shumë nga konkurrueshmëria e një ekonomie që sa vjen dhe bëhet më globale”, tha ministrja Olta Xhaçka.
 
Të rinjtë që do të kalojnë provën e fundit do të përfitojnë një shumë prej 500 mijë lekësh të reja, si dhe mbështetje këshillimore gjatë zhvillimit të planit të biznesit.
 
Dhe gjatë fazës aktuale të programit të vetëpunësimit, janë rreth 300 të rinj dhe të reja që vijnë nga e gjithë Shqipëria të cilët kanë aplikuar, 100 prej të cilëve kanë përfituar trajnimin për programin e vetëpunësimit dhe sot kemi 20 prej tyre dhe në ditët në vijim do të kemi 40 të tjerë të cilët do të kenë mundësinë të prezantojnë idetë e tyre para një paneli profesionistësh”, u shpreh Xhaçka.
 
Programi ‘’Zhvillimi i Aftësive për Punësim’’ është një nismë e UNDP-së dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, që synon të mbështesë objektivat e Ministrisë për punësimin dhe arsimin e formimit profesional.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut