Vetëvrasja e shumicës në pushtet

Vetëvrasja e shumicës në pushtet
Nga entuziazmi i madh i pushtetit absolut përfaqësuesit e Partisë në pushtet po mendojnë me zë të lartë për punët e tjerëve. Të vjedhësh ditën me diell dhe mos të të duhet të merresh me ligjin të jep hapësirat e duhura të kohës që të angazhohesh me kundërshtarin, si për këshillime nga bota artit, ajo shpirtërore, thashethemet e deri tek edukimi pa kursim me ngjyrime mallëngjimi patern. Komentimi i opozitës si lojë publike bëhet i përditshëm, kur në dispozicion ke gati të gjithë televizionet, radiot, dhe gazetat. Gara e inteligjencës filozofike ngelet si qëllim në vetvete, dhe këtu fillon kurthi i të rreshtuarit gati të vërtetave politike. Çfarë i kërkonin kundërshtarët opozitës Shqiptare? Program dhe organizim. Kërkesa logjike, që bëheshin me bindjen se ndërkohë që këto ndodhnin ekuilibrat mes organizatorët do të humbisnin. Media e "pafund" e pozitës do gjente skema ku do të vendoste mbi baza kohore, apo besimi opozitarë kundër opozitarësh. Kjo ka funksionuar për një kohë të gjatë me momente të shkurtra armëpushimi. Nëse Partia Socialiste do të kish fituar në vitin 2009 asnjë ndryshim nuk do të kish' ardhur. Me shumë gjasa Sandër Frangaj do kish' ndërruar kurs. Çili do transformonte mendimet e tij dhe kaq. Një Parti përtej të majtës dhe të djathtës do të kishte arsye të forta të perceptonte si arsye të fitores pragmatizmin, gjetjet elektorale, raport i mirë i Pi-ar, problematikë që do të fillonte dhe mbronte në një fjalim. Asnjë përgjegjësi ndaj elektoratit të papërcaktuar si në formë, si në bindje. Berisha i vodhi votat, dhe çoi për pak kohë në kaos opozitën që votohet si maxhorancë çdo herë që kërkon votat e Shqiptarëve. Ndoshta e vetmja vjedhje që do mund t'i falet Saliut., për dy arsye. E para se, mandati i dytë tregoi se dilemat mbi ndryshimin e tij ishin të pavërteta. Berisha në të njëjtin model, po grabit çdo institucion, vret dhe lë të vdesin qytetarë të këtij vendi. Gënjen për krizën, si në vitin '96. E dyta se, pa-ndryshimi i tij konstant në kohë vuri në pozita ndryshimi opozitën. Historia e 15 viteve me parë kërkon dhe një program të ndryshëm, që të tregojë se ndryshimi do të vijë këtë herë i menduar dhe jo spontan.
Por programi nuk mjafton. Të dish ku qëndron i ndryshëm nga kryeministri është vetëm njëra anë e detyrës së një opozite të vërtetë.
Organizimi serioz kundër një pushtetari që të vret ditën me diell ishte hapi tjetër për tu kryer në kohë. Maxhoranca ka organizim tek i cili dhe varet. Administrata ka mbi 80 mijë të punësuar. Policia e shtetit, garda, ushtria, marina, ushtarët në Afganistan drejtoria e burgjeve, policia bashkiake, rojet e ministrive, punonjësit e trenave, mësuesit e kërcënuar, Teatri kombëtar, kori i Opera-s dhe baletit, skrapi i shitur, Fazlliçi, të gjithë bashkë janë të fortë. Shumë herë të detyruar por të monitoruar nga një cep i botës tek tjetri.
Në një shkrim me titull "strategjia e fitores" të Leart Kolës, që me erdhi me e-mail përpara se të botohej, lexova se Opozitës i duhen militantët për të fituar dhe se strategjia e organizimit kapilar, qytetet më qytet, fshat më fshat, lagje me lagje për zgjedhjet e ardhshme është e duhura. Dhe ka të drejtë Learti. Të organizuar në formatin e vjetër opozitarët janë më shumë. Për shkak të traditës, për shkak të eksperiencës; se organizatorët e vjetër njohin çdo detaj të zgjedhjeve. Një pikë tjetër e fortë është se kjo strategji bën të pamundur mundësimin e sulmit me "kokë poshtë" nga mediat e pozitës. Mund të sulmosh Edi Ramën, Gramoz Rucin, apo Erion Velinë por ështe pamundur të sulmosh aktivistët e organizatave në periferi. Anonimiteti është forca e tyre. Njerëz të padukshëm që mund të luftojnë çdo ditë me forcën e bindjes, se këtë herë Berisha duhet të ikë.
Një parti opozitare që nuk vepron si parti elektorale merr mbi vete përgjegjësi dhe detyrime që janë peshë më evidente se komentimi i disa analistëve në një studio me ndriçim dhe temperaturën e duhur për të mos u djersitur përgjatë kundërshtive mediatike. Organizator në bazë mban mbi vete peshën e një premtimi që duhet mbajtur dhe kjo e bën me të vërtetë se çdo premtim i parë përmes virtualitetit. Organizimi mbi bazën e organizatave në çdo cep të Shqipërisë e bën opozitën të prekshme nga njerëzit, me këmbë në tokë dhe jo fluturake. Organizimi klasik i jep forcë bazës, e domosdoshme kjo në periudha të vështira ku zhvillimi ekonomik ndikon më mënyrë më agresive në jetën e njerëzve.
Tv Klan e ka të pamundur organizimin e sulmit mediatik, duke qenë se debati dhe forca e vërtetë e opozitës nuk do të jenë deklaratat për shtyp, shpesh spontane, por organizimi në detaj i përballje-s me shtetin e Berishës.
Sa për thyerje; gazetarët në kohën e lirë janë njerëz shumë të lezetshëm dhe kjo do vlerësohet në kohën e duhur.
...
Detaj simpatik i këtij zhvillimi është se ishin komentuesit e pozitës ata që e kthyen opozitën në rrugën e duhur. Tani është vonë që të kthejnë mendje për të menduar një kurth që do të ndryshonte rezultatin. Ishte arroganca në veprime që ka rreshtuar çdo kundërshti ndaj pozitës në një front të përbashkët. Ishte mëndje-madhësia dhe besimi se administrata mjafton ajo që i shtyu demokratët të flasin për mungesë strategjie dhe organizimi. Është koha e gjatë në pushtet që ka përforcuar vullnetin dhe besimin se ndryshimi duhet të ndodhë në 2013. Rruga e duhur është organizimi dhe PS di ta bëjë. Meritën për këtë sigurisht e kanë deputetët dhe drejtuesit e PD, ashtu siç pati meritë Hitleri, që bota mbarë pas vdekjes së tij e urreu e bindur luftën. Si Führer-i dhe PD me vetëvrasjen e saj, transformoi forcën tjetër në vend, duke na dhënë një shans pas torturës, për të pasur një alternativë më demokratike në qeverisje.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë