Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama bashkë me iniciativën edhe të bashkëshortes së tij Linda Rama, ka shtruar një darkë iftari.
Kreu i qeverisë ka ndarë një foto album nga darka e iftarit. Të pranishëm në tryezën e shtruar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ishin drejtues të besimeve fetare në vend, ministra, deputetë, diplomatë të huaj, drejtues institucionesh, artistë, sportistë, mjekë e policë.
“MIRËMËNGJESI dhe me FotoAlbumin e mbrëmjes së djeshme nga sofra tradicionale e iftarit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë shihet mes të ftuarve, ndërsa nuk ka munguar as Gramoz Ruçi.
A ME LEKËT E VETA E SHTROJ LLOKMËN????Shyqyr të madhit ZOT se mbushën barkunFUKARENJT.
PërgjigjuHaram e pacin. Jan te gjithe hajdute.