Një student kosovar ka hedhur veten në erë për  të ndihmuar Shtetin Islamik të përparojë në luftimet në qytetin Ramadi në Irak.

Studenti shqiptar nga Kosova, 20-vjeçari Fatlum Shalaku studionte në Britani të Madhe dhe braktisi këtë vend për të marrë pjesë në luftimet e Shtetit Islamik në Irak.

Sipas mediave britanike, shqiptari ishte një ndër studentët më të mirë dhe ishte një djalë miqësor e i shoqërueshëm me të tjerët. Në muajin Mars, edhe vëllai i tij 23-vjeçar ishte vrarë në Siri nga luftimet që zhvillohen mes forcave qeveritare dhe militantëve të Shtetit Islamik.

Mediat e huaja raportuan se dy vëllezërit vijnë nga familje jo të devotshme myslimane nga Kosova.

Ata shkuan në Siri në vitin 2013 përmes Turqisë, duke i thënë prindërve se po shkonin për të bërë punë humanitare.


(v.gj/shqiptarja.com)