Artan Grubi
Koalicioni VLEN ka reaguar pas vetëdorëzimit të ish-zv.kryeministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi, i cili akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik.
VLEN tha se me arrestimin e Grubit, u dorëzua kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së.
Sipas VLEN, Grubi është personi i cili ka kryer marrëveshjet e errëta të BDI-së, ndaj dhe zyrtarët e kësaj force politike janë të frikësuar nga dëshmia që ai mund të japë.
“Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar. Artan Grubi është pjesëmarrës dhe ekzekutor i të gjitha marrëveshjeve të errëta të BDI-së. Prandaj, BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi. Pasi BDI humbi në mënyrë katastrofale në zgjedhjet lokale dhe të gjitha premtimet e rreme të Ahmetit për zgjedhje të parakohshme dhe hyrje të supozuar në qeveri dështuan, Artani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me mëkatet e veta. Por cilin do ta ngreh me vehte, mbetet për t’u parë”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Lajmi kryesor:
I shkaktoi shtetit mbi 8 mln euro dëm financiar, vetëdorëzohet ish-zv/kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi (VIDEO)











