Një person që ishte në arrati, i dyshuar për përfshirjen në transferimin e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në një kompani private, është vetëdorëzuar tek autoritetet e rendit.
Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Policia e Kosovës.
“Lidhur me rastin e poshtëshënuar, sot në Policinë e Kosovës është vetëdorëzuar një mashkull kosovar, i cili tani është në proces të intervistimit”, thanë nga Policia.
I vetëdorëzuari, me inicialet K.Sh, besohet se është pronar i kompanisë LDA Group, ku punonjësi i Thesarit të Kosovës, Labinot Gruda, përmes katër transferimeve, ka dërguar mbi 2 milionë euro.
Policia ka thënë më herët se dy pronarë të kësaj kompanie janë në arrati.
Prokuroria e Kosovës pretendon se Gruda i ka bërë këto transferime më 9 tetor, ndërsa është arrestuar më 20 tetor.
Sipas organit të hetuesisë, Gruda i ka bërë këto veprime në një periudhë prej 8 minutash.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 22 tetor, i ka caktuar Grudës masën e paraburgimit prej një muaji./ REL
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.2%
-
Pak
20.1%
-
Nuk kam mendim
6.8%
Vota total: 548
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erjon Bogdani golashënuesi më i mirë i Kombëtares me 18 gola, Vedat Muriqi te Kosova kap shifrën e 31 realizimeve
25 Mars, 14:58
-
Shqiptarët bëjnë dializën falas në Gjakovë, ndërsa qytetarët e Kosovës paguajnë në Tiranë! Drejtori i spitalit thirrje Ministrisë së Shëndetësisë: Zbatoni protokollin
25 Mars, 14:52
-
Vuçiç thotë se Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur "garë armësh" pas memorandumit me Kosovën
20 Mars, 18:35
-
Liga e Kombeve rikthehet me fazën çerekfinale, spikat Itali - Gjermani dhe Holandë - Spanjë! Në fushë edhe Kosova
20 Mars, 11:48
-
Vuçiç i rrëfehet Donald Trump JR: Kemi qenë gjithmonë të hapur për marrëveshje me Kosovën, por nuk duhet të jetë e njëanshme
15 Mars, 08:06
-
VIDEO-Hashim Thaçi në Kosovë, Gjykata Speciale i dha leje të vizitojë babanë në spital
13 Mars, 11:42
-
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, viziton nesër Kosovën! Takim me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti
10 Mars, 11:06
-
Fondacioni Europian i Trajnimeve: Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët
10 Mars, 08:31
-
Risi nga Sylvinho për Botërorin, kapiteni i Dardanëve zgjedh Kombëtaren! Rebelohen te Kosova: Duka dhe FSHF të ndalen
8 Mars, 16:42
-
Augustin Palokaj: Përvoja e Kosovës me kërkesat e Amerikës
3 Mars, 08:53
-
Kosovë/ Policia aksion në Zubin Potok për strukturat paralele serbe, mbyllen 4 qendra për punë sociale! Dyshohet se 'shkelën vullnetin e votuesve'
21 Shkurt, 11:36
-
VIDEOLAJM/ Pavarësia e Kosovës, flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në sheshin 'Nënë Tereza'
17 Shkurt, 09:47