Me një pjesëmarrje të ulët në votime, Dega e Partisë Demokratike në Sarandë zgjodhi këtë të diel kryetaren e re. Nga 1280 anëtarë me të drejtë vote, vetëm 215 morën pjesë në proces, që do të thotë rreth 17% e anëtarësisë.

Votimi nisi në orën 08:00 dhe u mbyll në 18:00, por interesi ishte i vakët gjatë gjithë ditës. Pas numërimit të votave, fituese rezultoi Matilda Qurku me 145 vota, ndërsa rivali i saj, Kreshnik Shehu, mori 64 vota.

Një javë më parë, edhe dega e PD-së në Lezhë zgjodhi kryetaren e re, Donika Ndoj. Zgjedhjet vijnë ndërsa brenda partisë flitet se në prill pritet do të mbahen zgjedhje jo vetëm në degë, por edhe për kryetarin e partisë.

Drejtuesit e PD-së kanë nxjerrë një vendim për rishikimin e anëtarësisë, vendim që është kundërshtuar nga disa zëra kritikë brenda partisë, të cilët pretendojnë se synon përjashtimin e demokratëve.