Vetëm 26 vjeç, vritet me armë zjarri futbollisti i kombëtares së Panamasë

Vetëm 26 vjeç, vritet me armë zjarri futbollisti i kombëtares së Panamasë

Gilberto Hernandez (djathtas), në dyluftim me Lionel Messin

PANAMA - Mbrojtësi i Kombëtares së Panamasë në futboll, Gilberto Hernandez ka mbetur i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri në qytetin e Colon të dielën, tha në një deklaratë Panama Football League.

Hernandez luajti për Club Atlético Independiente de La Chorrera dhe bëri dy paraqitje ndërkombëtare pasi bëri debutimin e tij në mars. Ndeshja e tij e fundit për klubin ishte më 23 gusht, një fitore 3-1 ndaj Real Estelí FC në Kupën e Amerikës Qendrore.

"Liga e Futbollit të Panamasë shpreh keqardhje për humbjen e dhimbshme të Gilberto Hernandez, një lojtar i Club Atlético Independiente, në një akt të izoluar dhune në qytetin e Colón, i cili gjithashtu la disa të plagosur", thuhet në deklaratën e ligës.

Mbrojtësi 26-vjeçar është futbollisti i dytë nga ekipi kombëtar panamez që mbetet i vrarë në Colon në gjashtë vitet e fundit. Autoritetet njoftuan të hënën arrestimin e një të dyshuari për vrasjen.

"Ai ishte me miqtë e fëmijërisë dhe ata planifikonin të shkonin në plazh pasdite kur ndodhën të shtënat”, ka thënë një punëtore në një restorant aty pranë, e cila dha vetëm emrin e saj si Rosa, nga frika e hakmarrjes nga bandat. “Ne jemi të trishtuar, rruga është një tmerr. Krimi është në një nivel tjetër".

Provinca Colon e Panamasë, me një popullsi prej rreth 300,000 banorësh, regjistroi 102 vrasje vitin e kaluar, nëntë më pak se një vit më parë, sipas të dhënave të qeverisë. Autoritetet fajësojnë për pjesë e madhe të dhunës konkurrencën e trafikut të drogës. Provinca ka vuajtur historikisht papunësi të lartë dhe nivele të larta varfërie. Banorët thonë se të shtënat si ai që vrau Hernandez janë bërë rutinë.

Gilberto Hernandez dhe vendi i krimit

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër