/ATSH/-Gjatë vitit të kaluar numri i rasteve të braktisjes së fëmijëve në komunën e Ferizajt ka shënuar rënie. Bazuar në statistikat që disponon Qendra për Punë Sociale në Ferizaj, gjatë vitit 2014 janë shënuar vetëm dy raste të braktisjes së fëmijëve, numër ky i vogël krahasuar me vitet e kaluara.
Drejtuesit e kësaj qendre thonë se kjo ka ardhë si rezultat i rritjes së vetëdijesimit tek të rinjtë, por nuk kanë përjashtuar edhe përdorimin e masave mbrojtëse gjatë marrëdhënieve seksuale.
Drejtori i QPS-së, Shyqeri Mehmeti, gjatë një bisede për KosovaPress, thotë se ky numër i vogël nganjëherë ngritë dyshimin se mos ndoshta braktisja e fëmijëve po kryehet në të "zezë" pa dijen e institucioneve, edhe pse këso rastesh, sipas tij, nuk janë shënuar në dy vitet e fundit.
"Na gëzon fakti se ka një rënie të braktisjes së fëmijëve. Po edhe sikur të kishte rritje ne si institucion bëjmë përpjekje që asaj nënë që dëshiron me braktisë fëmiun t'i ofrojmë kushte e këshilla, në mënyrë që fëmiju të mbetet në familjen biologjike", deklaron Mehmeti.
Sipas tij, nëse shteren të gjitha mundësitë që ai fëmijë nuk mund të kaloj në përkujdesjen e nënës biologjike, atëherë alternativa tjetër është adoptimi apo birësimi i fëmijës.
"Në vitin 2013 kemi pasur pesë familje që janë vlerësuar për të qenë familje potenciale për adoptim të fëmijëve, ndërsa gjatë vitit 2014 kemi pasur shtatë raste, prej tyre janë tri raste janë vlerësuar, ndërsa katër raste janë procedurë të vlerësimit, për shkak se me Ligjin e Shërbimeve Sociale, me Ligjin e Familjeve dhe me Udhëzimin Administrativ 9/2012, lidhur me procedurat e adaptimit të fëmijëve pa përkujdesje prindërore parashihen disa masa që duhet t'i ndërmerr QPS-ja", ka thënë Mehmeti.
Njëri ndër kriteret që zgjatë shumë sipas zyrtarëve të QPS-së mbetet vlerësimi i familjes adaptuese që zgjatë afërsisht tre muaj.
"Këtyre familjeve kjo kohë u duket bukur e gjatë, por krahasuar me shtetet tjera periudha e vlerësimit tek ne është shumë ma e shkurtër. Pastaj merren edhe mendimet tjera të psikologut, pedagogut, punëtorit social, psikiatrit, ana shëndetësore etj. Në përgjithësi jepet një anamnezë sociale për përshtatshmërinë e atyre prindërve", ka thënë Mehmeti.
Për më tepër, bëhet e ditur se para vlerësimit vizitohen familjet që presin për adoptim. Sipas drejtorit të QPS-së, Shyqeri Mehmeti, janë të parapara tri vizita, prej tyre një me paralajmërim dhe dy të tjera pa paralajmërim.
"Vizitat bëhen me qëllim të shikimit të rrethanave socio-ekonomike të atyre familjeve", shpjegon Mehmeti.
Ndryshe, bëhet e ditur se adoptimet e fëmijëve të braktisur i bënë Gjykata, pas vlerësimit të familjeve që i bëjnë punëtorët e Qendrës për Punë Sociale. Edhe pas adoptimit të fëmijëve, QPS-ja edhe për një kohë është mbikëqyrës i atij fëmije. Zyrtarët përmendin edhe periudhën paradaptuese e cila shërben si periudhë e lidhjes emocionale të fëmijës me atë familje.
"Adoptimi duhet kuptuar si veprim për t'i gjetur fëmijës së braktisur familjen e përshtatshme e jo anasjelltas. Nuk ka adoptim pa kaluar periudha paradaptuese", pohon drejtori i QPS-së, Shyqeri Mehmeti.
Familjet që kanë adoptuar fëmijë hezitojnë të prononcohen për publikun, duke u thirrur në anët emocionale të familjes dhe fëmijëve, por thuajse në të gjitha rastet e kontaktuara ata shprehin se birësimi për ta ka ndryshuar për të mirë shumë jetën e tyre
/Shqiptarja.com