‘Vetëm po më nxorri me barelë nga ringu se fitorja është e imja’, Florian Marku për ndeshjen në 'Air Albania': Do iu bëj krenarë si Luiza Gega! Rama: Të gjithë ta mbështesin

Më 25 gusht ‘Air Albania’ pritet ti ngjajë një arenë gladiatorësh kuqezi, pasi boksieri Florian Marku do të përballet me meksikanin Miguel Parros për titullin WBC Silver. Në konferencën për shtyp boksieri nga Lushnja premton se për kundërshtarin meksikan do jetë thuajse e pamundur. Edhe në takimin në kryeministri, Rama i ftoi të gjithë që ta mbështesin për ndeshjen që do të mbahet të enjten.

“Jam shumë i lumtur që kthehem në Shqipëri pas 4 vitesh e gjysmë. Iu premtoj që do jap shpirtin për fitoren e radhës. Që të humb në ‘Air Albania’ kundërshtari duhet të japë ‘nokaut’ dhe të më nxjerrë me barrel nga ringu se ndryshe nuk e pranoj humbjen,”-u shpreh Florian Marku, boksier

WBC është titulli i dytë që Florian Marku tenton ti shtojë brezit të tij dhe siguron që nuk do ta humbasë rastin para tifozëve kuqezinjë.

“Ky brez ka normalisht një vlerë shumë të madhe sepse më çon në majat e boksit dhe vijnë ndeshje akoma më të mëdhaja. Kam qef që në shtëpinë time ta shtoj koleksionin me shumë rripa dhe ta bëj të duket sa më bukur,”- tha Florian Marku, boksier.

Meksikani Parra në karrierën e tij ka 24 ndeshje, 21 prej të cilave fitore dhe 14 me ‘nokaut’. Ai thotë se e ka studiuar kundërshtarin dhe në ‘Air Albania’ do ketë supriza.

"Jam shumë i lumtur që do zhvilloj këtë ndeshje në Shqipëri. Do jetë një nga ndeshjet më të rëndëishme të karrierës time kundër Florian Markut. E di që kundërshtari është i fortë, por kam punuar dhe do jap gjithçka,"-u shpreh Miguel Parros, boksieri meksikan.

Në fund Florian Marku foli edhe për suksesin e Luiza Gegës, e cila u shpall kampione Europe në atletikë.

“Kur arrin diku të gjithë të përkrahin, por derisa tia dalësh rralë janë ata që të përkrahin. I uroj suksese siç ia urova në rrjetet sociale Luiza Gegës sepse nuk e njoh personalisht. Na ka bërë të gjithëve krenarë ashtu siç do iu bëj unë me 25 gusht,”-deklaroi Florian Marku, boksier.

Florian Marku u prit sot në një takim edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe kryeministri Edi Rama. Në takimin në kryeministri, Florian Marku u kujdes që t'i dërgonte disa dhurata.  Kryeministri sqaroi se nuk do të jetë në ndeshjen e 25 gushtit, por i ftoi të gjithë që të shkojnë për të mbështetur boksierin shqiptar. Nuk kurseu një koment për 'ata që duan të bëjnë boks, por nuk dinë' duke thënë se duhet që të paktën të shohin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:24
Veliaj pret boksierin Florian Marku para sfidës së madhe të 25 gushtit në 'Air Albania': Model i punës dhe i sakrificës për të arritur suksesin

 

Në prag të sfidës së 25 gushtit në stadiumin "Air Albania", boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë që të bëhen pjesë e kësaj feste, për të bërë tifo për boksierin kampion shqiptar.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që miku ynë, vëllai ynë, Flor Marku është në Tiranë për një super ndeshje, për të ruajtur titullin botëror. Ne jemi tifozë me Florin, ndaj mezi pres jo vetëm nga Tirana, por nga e gjithë Shqipëria edhe shqiptaria, kush ka mundësi të vijë, biletat i gjejnë në stadium. Dyert do të hapen të enjten në orën 17:00 për t’u siguruar që çdokush zë vendin e tij, për të ndjekur një ndeshje fantastike të Flor Markut”, tha ai.

Kreu i Bashkisë u shpreh se, mbi të gjitha, Florian Marku është një shembull për të rinjtë se vetëm puna e ndershme të çon në majë. “Nuk është zgjidhje as shtëpia e barit, nuk është zgjidhje as ikja me gomone, nuk është zgjidhje as jeta e pandershme për një fitim të shpejtë. E vetmja zgjidhje që ka funksionuar sa jeton njerëzimi, por edhe siç e mësuam nga Luiza Gega, siç e kemi mësuar nga Flori, nga Dua Lipa e Rita Ora, është se vetëm puna, djersa, përpjekja dhe sakrifica e jashtëzakonshme të çon në majë. Sot Flori është në majë se mbi të gjitha është një djalë i mirë, është një sportist i mirë, është një familjar i mire”, nënvizoi Veliaj.

Boksieri Marku, i cili garon për mbrojtjen e titullit Kampion Bote, falenderoi kryebashkiakun Erion Veliaj për përkrahjen e vazhdueshme të sportit dhe sportistëve. “Erion, faleminderit për përkrahjen, i presim të gjithë shqiptarët më datë 25 Gusht në “Air Albania”, tha ai.

Në fund të takimit, Florian Marku i dhuroi kryebashkiakut Veliaj një dorezë boksi të nënshkruar prej tij.

Ora 15:11
Rama vesh dorezat e boksit, 'përballet' në zyrë me Florian Markun: Nuk do jem dot në ndeshje, por të gjithë duhet të shkojnë ta mbështesin

 

Pas takimit me kampionen e Europës në atletikë, kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë Florian Markun, boksierin që synon t’i japë Shqipërisë një tjetër fitore. Rama ka veshur dorezat e boksit ndërsa në një fotografi duket sikur përballet me boksierin që synon gjerdanin e madh të kampionit të kategorisë sipërore të WBC. 

Në një bisedë me Florian Markun, të cilin e priti në zyrën e tij në kryeministri, Rama nuk kurseu batutat ndërsa mori disa dhurata simbolike. Kryeministri sqaroi se nuk do të jetë në ndeshjen e 25 gushtit, por i ftoi të gjithë që të shkojnë për të mbështetur boksierin shqiptar. Nuk kurseu një koment për 'ata që duan të bëjnë boks, por nuk dinë' duke thënë se duhet që të paktën të shohin.

Rama: Më ke sjellë ndonjë palë doreza boksi apo jo?

Marku: Të kam sjellë një dorezë të vogël të firmosur, janë 2 ftesa dhe të pres. Është simbolike.

Rama: Të enjten me 25 gusht, nuk jam fizikisht këtu, por duhet të shkoni të mbështesni Florianin. Është WBC me një nga Meksika. O me Florian Markun, o me meksikanin. Nuk ka rrugë të mesme. Do jetë spektakël, por janë 10 ndeshje para spektaklit. Të vrapojmë të marrim biletat se kemi miq që duan të bëjnë boks. Nuk bëjnë dot, por të paktën të shohin.

Ndër të tjera, Rama shkroi se ndihet i nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku, që pasnesër, të enjten 25 gusht, synon të marrë fitoren në përballjen me meksikanin Miguel Parros për titullin WBC Silver.

Ora 10:21
Dy ditë para sfidës së madhe në ‘Air Albania’, Ministrja e Sportit pret boksierin Florian Marku: Uroj që kampioni kuqezi të na dhurojë fitoren

Ministrja e Sportit, Evis Kushi ka pritur në një takim priti boksierin e suksesshëm shqiptar Florian Marku. Ky takim vjen kur mbeten edhe pak ditë nga sfida e madhe që do të zhvillohet në stadiumin "Air Albania".

"Me kënaqësi të veçantë mirëprita në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit një tjetër kampion, boksierin e suksesshëm shqiptar Florian Marku, i cili është kthyer në atdhe për të realizuar ndeshjen e tij të ëndrrave, për titullin e tij të dytë WBC Silver, përballë rivalit meksikan Miguel Parra Ramirez" shkruan Kushi.

Ajo ka uruar që Floriani dhe djemtë e tjerë kuqezi të dhurojnë fitore të merituara dhe emocione të bukura në këtë ngjarje madhështore sportive.

Boksieri Florian Marku më 25 gusht do të ndeshet në ‘Air Albania’, ndërsa përballë do të jetë meksikani Miguel Parra Ramirez, ndërsa në lojë do të jetë brezi WBC Silver Interim.

Parra Ramirez është një boksier ekspert 28-vjeçar meksikan, i cili po ecën me hapa të shpejtë në ringun botëror, ndonëse në peshën super të lehtë dhe jo në velter ku bokson normalisht Marku. Ai ka regjistruar në karrierë 21 fitore (14 me KO), 2 humbje dhe një barazim në ringun profesionist. Marku nga ana tjetër synon që të rritë serinë e tij të ndeshjeve pa u mposhtur, teksa aktualisht regjistron 11 fitore e 1 barazim në ringun profesionit, ku synon që shumë shpejt të sfidojë kampionët më të mëdhenj.

Në këtë aktivitet madhështor sportiv do të jenë pjesë e spektaklit edhe boksierët shqiptarë Neraldo Ymeri, Matteo Çelo dhe Leandro Xhelili, ndërkohë që Amarildo Vranja do të përballet me bullgarin Borislav Velev për brezin WBC Youth International.

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jonis: 23/08/2022 17:39

    Me vjen mire qe te gjithe ne jemi ne mbeshtetje te florian kampionit

    Përgjigju
  • Miri: 23/08/2022 17:38

    Jam i sigurt qe ka per te fituar edhe kete ndeshje te rendesishme qe po zhvillohet ne atdheun e tij

    Përgjigju
  • bujari: 23/08/2022 17:33

    Bravo kampion je i madh

    Përgjigju
  • fredi: 23/08/2022 17:32

    Florjan marku kapioni i joni ec keshtu gjithmon

    Përgjigju
  • Lui: 23/08/2022 17:08

    Po duro ore duro.. Se nuk i dihet. Unë sigurisht që me ty jam. Por mos u bëj euforik se pastaj dhe zhgënjimi është më i madh nëse humbet (shpresoj jo)

    Përgjigju
  • Eni: 23/08/2022 16:56

    Florian kampioni paste vetem suksese

    Përgjigju
  • Arber: 23/08/2022 16:56

    Te lumte qe do i japesh dhe mbeshtetjen tende z.KM

    Përgjigju
  • Altin: 23/08/2022 16:13

    Vetem suksese paci te dy sepse e meritoni

    Përgjigju
  • Olsi: 23/08/2022 16:11

    Te dy na keni bere krenare dhe do vazhdoni te na beni

    Përgjigju
  • altea: 23/08/2022 16:07

    Do na besh krenar dhe kte her.Je sportist i madh dhe nder per ne qe na perfaqson.

    Përgjigju
  • Tea: 23/08/2022 16:06

    Ka per te na bere krenar dhe ne kete ndeshje qe ai do te marre pjese.

    Përgjigju
  • Eva: 23/08/2022 16:06

    Meriton nje mbeshtetje shume te madhe nga te gjithe. Ka per te dal kampion edhe ne kete ndeshje

    Përgjigju
  • mela: 23/08/2022 16:01

    bravo kampion ishalla na nxjerr faqebardhe

    Përgjigju
  • Alesia: 23/08/2022 16:01

    keshtu duhet te pergatitet kampioni qe te na vije me fitore

    Përgjigju
  • Olti: 23/08/2022 16:00

    Ju pafshim sa me lart o sportiste

    Përgjigju
  • Kevi: 23/08/2022 15:59

    Nje boksier shume i arrire

    Përgjigju
  • Hasan: 23/08/2022 14:39

    Po filoi me festu fitoren qe tani do rrihet keq fare ...

    Përgjigju
  • Agjenti: 23/08/2022 12:05

    Ahahahah po ik o Florian se le nam duke u ndesh me pleq ene druvare. Lufto sic eshte per tu luftu jo vendosi ti se me ke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë