Dy ditë para sfidës së madhe në ‘Air Albania’, Ministrja e Sportit pret boksierin Florian Marku: Uroj që kampioni kuqezi të na dhurojë fitoren

Dy ditë para sfidës së madhe në ‘Air Albania’, Ministrja e Sportit pret boksierin Florian Marku: Uroj që kampioni kuqezi të na dhurojë fitoren

Florian Marku dhe Evis Kushi

Ministrja e Sportit, Evis Kushi ka pritur në një takim priti boksierin e suksesshëm shqiptar Florian Marku. Ky takim vjen kur mbeten edhe pak ditë nga sfida e madhe që do të zhvillohet në stadiumin "Air Albania".

"Me kënaqësi të veçantë mirëprita në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit një tjetër kampion, boksierin e suksesshëm shqiptar Florian Marku, i cili është kthyer në atdhe për të realizuar ndeshjen e tij të ëndrrave, për titullin e tij të dytë WBC Silver, përballë rivalit meksikan Miguel Parra Ramirez" shkruan Kushi.

Ajo ka uruar që Floriani dhe djemtë e tjerë kuqezi të dhurojnë fitore të merituara dhe emocione të bukura në këtë ngjarje madhështore sportive.

Boksieri Florian Marku më 25 gusht do të ndeshet në ‘Air Albania’, ndërsa përballë do të jetë meksikani Miguel Parra Ramirez, ndërsa në lojë do të jetë brezi WBC Silver Interim.

Parra Ramirez është një boksier ekspert 28-vjeçar meksikan, i cili po ecën me hapa të shpejtë në ringun botëror, ndonëse në peshën super të lehtë dhe jo në velter ku bokson normalisht Marku. Ai ka regjistruar në karrierë 21 fitore (14 me KO), 2 humbje dhe një barazim në ringun profesionist. Marku nga ana tjetër synon që të rritë serinë e tij të ndeshjeve pa u mposhtur, teksa aktualisht regjistron 11 fitore e 1 barazim në ringun profesionit, ku synon që shumë shpejt të sfidojë kampionët më të mëdhenj.

Në këtë aktivitet madhështor sportiv do të jenë pjesë e spektaklit edhe boksierët shqiptarë Neraldo Ymeri, Matteo Çelo dhe Leandro Xhelili, ndërkohë që Amarildo Vranja do të përballet me bullgarin Borislav Velev për brezin WBC Youth International.


Lajmi kryesor:

‘Vetëm po më nxorri me barelë nga ringu se fitorja është e imja’, Florian Marku për ndeshjen në 'Air Albania': Do iu bëj krenarë si Luiza Gega! Rama: Të gjithë ta mbështesin


SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, sot konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, sot konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha