Një 77-vjeçar është vetë-plagosur me armë gjahu aksidentalisht në oborrin e shtëpisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gajush të Lezhës rreth orës 21:10.

Sipas policisë i perosni i plagosur me iniciale P.I ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.