Veteranët e UÇK-së mbyllin protestën,
Javën e ardhshme pritet publikimi i listave

Veteranët e UÇK-së mbyllin protestën,<br />Javën e ardhshme pritet publikimi i listave
Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ditën e sotme është mbajtur një protestë nga Veteranë të UÇK-së, të cilët protestuan kundër zvarritjes së publikimit të listave të veteranëve të UÇK-së dhe kundër themelimit të Gjykatës Speciale. Zhvillimin e kësaj proteste e kishte njoftuar më herët edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së

Protesta ka nisur në orën 12:00, ku disa veteranët e UÇK-së kanë hyrë me forcë brenda godinës së Qeverisë së Kosovës. Disa protestues kanë arritur të kalojnë forcat e shumta të sigurisë, duke u ngjitur në murin rrethues të ndërtesës së Qeverisë.
Më herët, ata kishin njoftuar se nuk do të mbanin përgjegjësi për atë se çfarë do të ndodhte gjatë zhvillimit të protestës. 


Ndërkohë që protestuesit vijonin me protestën, Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka zhvilluar një takim me disa prej përfaqësuesve të veteranëve.

Pas përfundimit të takimit me Komisionin Qeveritar, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtareve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi u ka premtuar veteranëve se deri në fundin e javës së ardhshme do të publikohen listat me të gjithë emrat.

Vendimi i Komisionit qeveritarë nuk është pritur mirë nga një pjesë e protestuesve, të cilët kanë thënë se nuk besojnë më në këtë institucion. 

Ndërkohë organizatorët e kësaj proteste kanë deklaruar se ata po e përfundojnë protestën e sotme, me shpresën që do të mbahet premtimi, por nëse ndodh që lista të mos publikohet deri në fund të javës tjetër ata do të protestojnë përsëri dhe protestat këtë herë do të jenë më të dhunshme.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni