/ATSH/. - Lojtarët "veteranë" të Barcelonës kerkojne rikthimin e holandezit Frank Rijkaardi.

Sic duket, trajneri aktual i Barcelonës, Luis Enrique, nuk do të jetë edhe gjatë në stolin e katalanasve.

Mediat në Spanjë raportojnë se "veteranët" e ekipit  të Barcelonës i kanë bërë një kërkesë bordit ti klubit për rikthimin e Frank Rijkaardit.

Ky i fundit ishte trajner në Camp Nou nga viti 2003 deri  më 2008, duke sjelle shumë emra të mëdhenj gjatë kohës së tij.

Ai fitoi dy tituj të La Ligës, një Ligë të Kampionëve dhe dy Superkupa të Spanjës.