Veteranët e luftës në Berat nderojnë me grushtin lart dëshmorët e kombit: Vdekja e fashizmit, liri e popullit! (VIDEO)

Përkujtohet dita e dëshmorëve të rënë në luftën antifashiste nacional çlirimtare në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Beratit. Paraditen e sotme veteranet e luftës nuk kanë pritur organizimin e bashkisë Berat për përkujtimin e dëshmorëve, por ata kane zhvilluar ceremoninë herët. Me tufa me lule në duar dhe me grushtin lart, duke nderuar të rënët ata kanë kryer ceremoninë. Veteranët shprehen se ne nuk mund të prisnim bashkinë sepse koha jonë ështeë e kufizuar dhe nuk na lejohet me pas orës 9:30, prandaj e organizuam më herët.

"Ata dhanë jetën për shtetin dhe ne për shtetin jemi. Mos të dëmtohet kombi. I paharruar qoftë kujtimi i tyre,"-shprehet një veteran lufte.

"Ne respektojmë ligjet e shtetit, që nuk lejohen grumbullimet, por ne morëm leje në instancat drejtuese. Kjo është ditë e shënuar, pasi dëshmorët dhanë jetën për këtë truall. Nuk mund të rrinim ne pa i nderuar dhe për këtë arsye qeveria na dha leje. Ata dhanë jetën me grushtin lart dhe ne duhet të jemi fiks si në atë kohë,"-shprehet një tjetër veteran lufte.

"Vdekje fashizmit, liri e popullit. Sot është një ditë e bukur pranvere ashtu si ëndrrat e dëshmorëve, të cilët e donin Shqipërinë një shtet të organizuar, të fortë, me një mirëqenie të lartë. Ne sot vijmë këtu duke u përkulur me krenari për të gjithë dëshmorët e atdheut. Ne duhet të luftojmë që amanetin e dëshmorëve ta bëjmë realitet,"-shprehet një tjetër veteran.


Lajmi kryesor:

5 maji historik nën 'frikën' e COVID19/ Meta, Ruçi dhe Rama kurore me lule për dëshmorët bashkë, por me distancim social... Basha i veçuar


Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër