Nuk ka asnjë provë që kafshët shtëpiake janë transmetues të Covid-19 te njeriu, apo mbartës të virusit, por kujdesi ndaj tyre në ditët e karantinimit duhet të shtohet. Mjeku veteriner Martin Llazani jep disa nga keshillat kryesore që duhet të keni parasysh.
Duke thënë që rutina e kafshëve tuaja shtëpiake të mos ndryshojë, ai sugjeron që të shmangni kontaktet e tyre me të tjerët duke e izoluar atë në shtëpi dhe duke shmangur ambientet si parqe apo shëtitje në bregdet.
"Për kafshët shtëpiake gjëja kryesore që mund të bëjmë është izolimi, jo të takohet me te tjerë, të përkëdhelet me njerëz të tjerë. Kafshët duhet të dalin, qentë janë mesuar me rutinën e të shëtiturit, ndaj këtë nuk mund ta ndryshojmë. Mundësia që ato të jenë mbartës të koronavirus është shumë e ulët, në qimen e qenit virusi jeton shumë më pak se në vende të tjera, megjithatë ato duhet të pastrohen pasi të dalin. Ndërkohë që macet qëndrojnë brenda në shtëpi, rreziku është më i ulët, përjashtuar macet në shtëpitë private." shprehet veterineri.
Përsa i përket ushqimit dhe vaksinimit të tyre ai thotë se gjithçka duhet të vijohet normalisht si më parë.
"Ushqimi vijon normalisht, duhet ulur pak sasinë që konsumohet në mënyrë që mos të ketë probleme të obezitetit. Për vaksinat, rutina vazhdon, ne vazhdojmë të punojmë 24 orë, normalisht me orare të reduktuara, pra kujdesi për qentë duhet të vazhdojë të jetë rutinë.", përfundon Llazani.
D.M./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.2%
-
I keq
21.1%
-
As i mirë as i keq
33.7%
Vota total: 849
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Për 2023 sëmundshmëria kronike u rrit 5,9%, shkak plakja e popullsisë dhe pasojat e Covid
23 Janar, 07:37
-
Veterinerët po emigrojnë, nevojat në Shqipëri janë për 2000! Resuli: Shkak pagesat e ulëta! Më problematike, mungesa në zonat rurale
22 Dhjetor 2023, 16:58
-
Giosue Fiori, veterineri italian rritur në Lezhë! 25-vjeçari: Pasioni për kafshët më nxiti të bëj këtë profesion! Shqipëria vendim im, jam i martuar e do jetoj këtu
3 Dhjetor 2023, 15:22
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Shtrimet në spitale gjatë 2022 u shtuan me 8% pas pandemisë! Zemra dhe shëndeti mendor problemet kryesore
4 Maj 2023, 20:19
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill 2023, 08:24
-
Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg
5 Prill 2023, 11:01
-
Shëndetësia/ Meta: Pandemia e provoi dështimin e qeverisë, falsifikuan shifrat! Ne do të rrisim me 50% pagat për ‘bluzat e bardha'! 5% financim të GDP për buxhetin
31 Mars 2023, 11:25
-
OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it
18 Mars 2023, 21:11