Vetëshpalli kandidaturën për presidente, historiania Kocaqi: Zgjedhja e kreut të shtetit do ketë kosto elektorale për PS! S’publikuan mendimin e popullit

Zgjedhja e kreut të ri të shtetit, do të ketë pasoja elektorale për Partinë Socialiste. Kështu tha e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, historiania Elena Kocaqi, e cila edhe vetëshpalli kandidaturën për presidente. Kocaqi tha për gazetarin Arbër Hitaj, se socialistët nuk publikuan edhe mendimin e popullit, i cili dërgoi e-mail për të përzgjedhur emrin e kandidatit për kreun e ri të shtetit, ndërsa shtoi se nuk kishte transparencë si proces.

‘Vendimi për president nuk e merrte popullit, por Edi Rama. Pse nuk u shpreh me email populli. Pse nuk doli vendimi i popullit me emal. Cilat ishin propozimet e shoqërisë civile pse nuk u publikuan. Si u bë kjo përzgjedhje. Jo asgjë nuk pati. U bë një proces si fshehur, u mor një vendim dhe ne nuk e njihnim personin, ne jemi në demokraci, duhet të zgjidhnim jurist. Na duhej një konstitucionalist, pasi presidenti është garant i kushtetutës. Këtyre nuk u ka interesuar se kë do populli, por kë do Edi Rama. Procesi kaq enë tallë për PS dhe për opozitën. Në këtë prizëm kjo është në dëmin e demokracisë në Shqipëri, por edhe PS, pasi kjo do ketë kosto elektorale për PS në zgjedhjet e 2025. Më vjen keq që nuk u zgjodh një femër në krye të shtetit.’- u shpreh Kocaqi.

Duke u ndalur tek zhvillimet politike në marrëdhënie me Greqinë, për çështjen e detit, për historianen Kocaqi, kjo çështje duhet të jetë me referendum. Sipas Kocaqit, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Kocaqi tha se faji për marrëdhëniet me Greqinë, e kanë politikanët shqiptarë, të cilët janë të varur nga Greqia.

‘Duhet ta diskutojmë dhe të jetë me ratifikim me referendum. Po të jem kryeministër nuk marr vendim pa pyetur popullin. Në marrëdhëniet me Greqinë, kanë fajin politikanet shqiptare, pasi janë të varur nga Greqia. Greqia kërkon më anën e zonës ekonomike ekskluzivë, të hapë çështjen e kufrit detar. Kufiri është në bazë, ne na duhet vetëm zona ekonomike ekskluzive. Janë pasuri të popullit shqiptar. Lufta në marrëdhëniet ndërkombëtare bëhet vetëm për territore. Është tjetër gjë ideologjia. Qëllimi kryesor i të gjitha luftrave janë territoret. Derisa është një çështje kaq e rëndësishme ne si shtet duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Politika shqiptare do ta heqë nga vetja, me qëllim që mos të prishet me Greqinë. Edhe nëse fiton Greqia në Hagë ato duan të heqin përgjegjësinë nga vetja. Në fund fare dolën nga ato dokumentet se anijet nuk ishin në ujërat ndërkombëtar.’- u shpreh Kocaqi.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 17/06/2022 20:28

    Moj gru qe ke ik per lesh!kete e kuptoj po te ishe kaq fare kete se kuptoj!!idiots

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë