TIRANE-  Një 57 vjeçar me detyrë polic privat është vetëvarur brenda në ambientet e komisariatit nr 3, rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. Nuk dihen ende shkaqet e shoqërimit të viktimës Ndue Kolthi, dhe çfarë e ka nxitur të kryejë aktin e vetëflijimit. Sipas policisë 57 vjeçari është vetëvarur me rripin e pantallonave.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nis hetimet për ngjarjen pasi Kolthit nuk i është hequr rripi i pantallonave gjatë kohës që është mbajtur në qelinë e komisariatit. Një veprim i tillë do të kishte parandaluar vetëvarjen. Trupi i 57 vjeçarit Ndue Kolthi ndodhet në morgun e Tiranës.

Ora 13: 30 Familjarët e viktimës janë shprehur se ai nuk ka qënë person problematik dhe as në depresion. Ata kërkojnë sqarime nga policia për vdekjen e të afërmit të tyre dhe hetime nga SHKB-ja për shkaqet e vetëvrasjes. Ata kanë kërkuar hetime edhe nga Avokati i Popullit. 

Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)