Vetëvendosje e Albin Kurtit mund të mos fitojë asnjë komunë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve. Deklarata është bërë për Report Tv nga politologu Nexhmendin Spashiu. Ai thotë se humbja e madhe erdhi për shkak të qeverisjes së keqe dhe arrogancës së Kurtit që as në fushatë nuk doli.
"Albin Kurti dhe Vetëvendosje iu shtruan një komoditeti shumë të madh. Madje ai nuk e pa të arsyeshme as të dilte në fushatë. Pritshmëritë e njerëzve nuk janë realizuar, mbeten vetëm zhgënjime. E vështirë ka qenë të ndryshohet pushteti iu atyre që vijnë me armë, i ish-ushtarëve të UÇK por pushteti i atyre që kanë ardhur me votë, si i Vetëvendosjes është shumë e thjeshtë të ndryshohet", tha Spahiu.
Sipas tij Albin Kurti duhet të reflektojë nga gabimet që ka bërë.
"Skena mediale në Kosovë ka qenë totalisht me PDK-në. Nuk mund të qeverisësh kur të gjitha mediat janë të gjitha kundër teje. Besoj se Albin Kurti do të mbledhë mendtë dhe do të ketë një qeverisje më efektive në të ardhmen, ndryshe do ta humbë pushtetin", tha ndër të tjera për Report Tv Nexhmedin Spahiu.
Teksa pothuaj ka mbaruar procesi i numërimit në Kosovë, me 99.8 të votave nga qendrat e numërimit, rezulton se 21 nga 38 komuna kanë shkuar në balotazh. Në këto 21 qendra komunale do të ketë një raund tjetër votimesh, ndërsa janë zgjedhur drejtuesit lokalë për 17 komuna të tjera.
Surpriza ka ardhur nga Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), sipas rezultateve paraprake, nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë të Kosovës.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
14.9%
-
Pak
12.8%
-
Aspak
72.3%
Vota total: 47
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
22 Janar, 17:38
-
Azgan Haklaj: Largimi i Albin Kurtit – Imperativ Kombëtar!
19 Janar, 18:35
-
Kosovë/ Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale?
17 Janar, 10:30
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese në fushatë/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Spahiu: Lideri historik dhe krijues i shtetit të Kosovës është Rugova dhe jo Albin Kurti
13 Janar, 23:02
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar, 19:20
-
Kosovë/ Kurti: I hapur të bashkëpunoj me prokurorinë, dëshmoj në zyrën time! SHBA-të janë aleati ynë kryesor
7 Janar, 16:30
-
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Grenell: Të tensionuara prej Kurtit! Prej 35 vitesh, raporte të shkëlqyera me Rugovën, Thaçin dhe Hotin
7 Janar, 16:07
Fryma ALBIN KURTI ka fituar tashme, ndryshimi ka ndodhur. Keqardhje per klasen politike shqiptare te korruptuar dhe mediat e saj ogurzeza
PërgjigjuPse i dedikoni hapesire mediatike ketij debili filoserb, "mbrojtes" i kombit kosovar por me pasaporte shqiptare per te levizur pa viza neper Europe. Vemje si puna e ketij ka plot, por eshte detyra e mediave te bejne nje kontroll cilesie per filtrimin e tyre.
Përgjigju