Vetëvendosje fiton në komunën 
e Prishtinës, mund dy koalicionet

Vetëvendosje fiton në komunën <br />e Prishtinës, mund dy koalicionet
Vetëvendosje ka shënuar fitore të thellë në komunën e Prishtinës. 
 
Nga rezultatet e Komisionit Qendror Zgjedhor del që Prishtina votoi më së shumti për Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e djeshme. Nga Vetëvendosja kandidon Albin Kurti për Kryeministër të Kosovës. 

Ndërkohë, sipas rezultateve paraprake kur janë numëruar 91% të votave në komunën e Prishtinës, Vetëvendosje udhëheq me 42.42 përqind, ndërkohë që lë pas koalicionin LDK-AKR-Alternativa, me 34.40 përqind. Të tretët renditen i ashtuquajturi koalicioni i luftës.

Në rang kombëtar kryesojnë pikërisht këta të fundit, PDK-AAK-NISMA që kandidon për Kryeministër Ramush Haradinajn, me 94.9% të votave, të ndjekur nga Vetëvendosja me 26.11%, ndërsa LDK-AKR-Alternativa renditen të tretët me 26.6% të votave. 

Vlen të theksohet se Vetëvendosje ka arritur të renditet e dyta në këto zgjedhje e vetme, pa qenë pjesë e koalicioneve parazgjedhore. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, Vetëvendosje ka arritur të dyfishojë rezultatin. Koalicioni PDK-AAK-NISMA arriti të fitojë në zgjedhjet e së dielës, por njëkohësisht ka shënuar humbje të madhe, në raport me votat që kishin fituar veç e veç në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014. 

Ky koalicion megjithëse ka dalë i pari, ka marrë rreth 12 për qind më pak sesa në zgjedhjet e vitit 2014, kur kishin garuar të vetme. 

Gjithashtu, rënie drastike në rezultate ka shënuar edhe LDK e Isa Mustafës, koalicioni i të cilëve është renditur i treti në këto zgjedhje. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit