TIRANE, 3 Shkurt / ATSH - B.Jashari - / Lëvizja Vetëvndosje njofton qytetarët e Republikës së Kosovës  se, "protesta e njoftuar për ditën e nesërme shtyhet për një ditë tjetër.
"Është çështje ditësh se kur do ta organizojmë protestën tjetër dhe për këtë do t'ju njoftojmë me kohë". "Protesta ka pasur dy kërkesa: shkarkimin e Jabllanovicit dhe shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike. E para është plotësuar e dyta ende jo", deklaroi Vetëvendosje gjatë një deklarate për shtyp gjatë pasdites.
Nisma për Kosovën deklaroi pak më parë se, "duke e pasur parasysh faktin se njëra nga kërkesat e protestës, që ishte largimi i ministrit Jabllanoviç nga qeveria është plotësuar, konsiderojmë se qëllimi i protestës është arritur, prandaj sa i përket kësaj çështje nuk ka nevojë më të dilet në protestë, ndërsa sa i përket kërkesës së dytë, çështjes së Trepçës, presim që qeveria të reflektojë dhe ta sjellë ligjin sa më shpejt në parlament", shkruhet në deklaratë.
Ndërkohe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi se do të zhvilloje një konferencë të jashtëzakonshme me mediat sonte.
Njoftimet u bënë pak kohë pasi kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë shtypi sot pasdite the se, "nga sot ministri Jablanoviç nuk është pjesë e qeverisë së Kosovës", ndërsa nuk tha se a është dorëheqje apo shkarkim.
/k.m//a.ke/