PRISHTINË - Vendimi i UEFA-s për ndeshjen Serbi - Shqipëri i ka dhënë fitoren Serbisë. Më pas ata e kanë penalizuar Serbinë me tri pikë, duke e barazuar me Shqipërinë në ndëshkim, nga zero pikë secila dhe me nga një gjobë të barabartë. Por, fitorja iu dha Serbisë, qoftë si numër golash, qoftë si shpërblim moral.
KosovaPress citon zyrtarë të Vetëvendosjes, të cilët përmes një reagimi dërguar mediave në lidhje me këtë çështje, kanë thënë se ky vendim normalizon thirrjet raciste brenda dhe jashtë stadiumit për të vrarë gjithë shqiptarët.
"Ky vendim normalizon hyrjen në fushë nga tifozët, madje edhe të atyre me precedentë të njohur kriminal. Ky vendim normalizon terrorin që kanë pësuar lojtarët e kombëtares, të mbajtur nën tension nga policia, të rrahur nga tifozët dhe kujdestarët e fushës", thuhet mes të tjerash në reagimin e VV-së.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, qëndrimi i UEFA-s i ngjan shumë qëndrimit zyrtar të institucioneve të BE-së ndaj Serbisë në raport me kombin shqiptar.
"Ashtu si UEFA në vendimin e saj, BE-së në marrëdhëniet ndërkombëtare i ka munguar vullneti politik për të ndërmarrë masa kundër ekspansionit të trashëgimtarëve të Millosheviqit që janë sot në krye të shtetit në Serbi. Në vend që të veprojë kundër, BE-ja po punon për t'i kënaqur këto përpjekje në kurriz të drejtësisë për kombin tonë. Ky "neutralitet" është mohim i të drejtave politike të popullit shqiptar dhe favorizim i politikave raciste të Serbisë", theksohet në komunikatë.
Lëvizja Vetëvendosje bën thirrje që të veprohet nga të dy shtetet shqiptare sa më parë për një politikë të re unike të jashtme, veçanërisht karshi shtetit Serb.
"Historia dhe e tashmja na dëshmojnë se një shtet me tipare të tilla raciste nuk ndalet duke i përmbushur atij synimet, por duke e kushtëzuar atë drejtpërdrejt deri në ndryshimin e politikave ekspansioniste. Sa kohë që Kosova dhe Shqipëria do të qëndrojnë si dy shtete të ndara, aq më shumë do të thellohet padrejtësia ndaj kombit shqiptar", thonë zyrtarë të Vetëvendosjes.
Në fund, kjo lëvizje ka shfrytëzuar rastin që të drejtojë kritika edhe në drejtim të politikës, duke thënë se "duhet të heqim dorë nga politikanët e korruptuar dhe të paaftë që qëndrojnë në pushtet vetëm ngaqë i premtojnë të tjerëve nënshtrimin e popullit tonë".
"Gjendja e rëndë e shoqërisë shqiptare është pasojë edhe e politikave të ndjekura prej tyre", përfundon reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje./ATSH/
/m.m/
/Shqiptarja.com