Vetëvendosje mbush me shami të kuqe Prishtinën

Vetëvendosje mbush me shami të kuqe Prishtinën

Aktivistët e Vetëvendosjes kanë vendosur shirita të kuq në Prishtinë.  Për vendosjen e këtyre shiritave, nuk kanë qenë në dijeni as Komuna e Prishtinës dhe as Policia e Kosovës.

“Me vullnetarët e Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, duke stolisur qytetin për festën e madhe”, thuhet në postimin e tyre.

Edhe në mëngjesin e sotëm në sheshin e dëshmorëve në Podujevë, në tytat e shtatoreve të heronjve kombëtar Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushevci e Edmond Hoxha janë vendosur shirita të kuq. Veprim që nga vëllai i heroit Hakif Zejnullahu është konsideruar si mungesë respekti për heronjtë kombëtar

“Shiritat e kuq më shumë na kujtojnë kohën e komunizmit dikur, kur të njëjtit njerëz me brohoritje e pritnin Titon rrugëve me duartrokitje.”, ka shkruar Zejnullahu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?