Vetëvrasja e 16-vjeçares/ Përse nuk flasin adoleshentët për problemet që kanë?

Historia tragjike e Adela Çaçit e cila vrau veten pas përndjekjes dhe kërcënimeve nga shoku i gjimnazit, tronditi mbarë opinionin publik. Historia e trishtë e 16-vjeçare riktheu edhe njëherë në vëmendje nevojën e një komunikimi më të mirë me adoleshentët, nga ana e prindërve, mësuesve, dhe psikologëve në mënyrë për të parandaluar raste të tilla fatale, të cilat kanë tendencë në rritje. Gjendjen e rënduar psikologjike të 16-vjecares që i dha fund jetës, askush nga familjarët, shoqëria apo mësuesit nuk e kishte kuptuar, deri në momentin që Adela mori vendimin tragjik për jetën e saj. Por mbi kë bie përgjegjësia?

Për sociologun Gëzim Tushi, procesi i edukimit të një fëmije duhet të jetë i integruar. Në raste të tilla përgjegjës nuk janë vetëm prindërit por edhe mësuesit që nuk arrijnë të kuptojnë kur nxënësit  tyre kanë shqetësime. Nga studio e Report Tv, sociologu u shpreh se shpeshherë indiferenca e mësuesve ka rezultuar kriminale.

 “Si ka mundësi që një mësues që jep mësim në një klasë, nuk e shikon nxënësin që duket i dëshpëruar, i deprimuar, e shikon vajzën atje që është e tronditur e traumatizuarqë po mendon projektin për të vrarë veten, ndërsa mësuesi vazhdon qetë, merr rregjistrin dhe ikën në shtëpi. Indiferenca është kriminale në këtë rast”, tha Tushi.

Një tjetër arsye është dhe mungesa e psikologëve në shkolla. Sociologu Gëzim thekson se procesi i njohjes për problemet e adoleshentëve është individual, dhe një psikolog me 1200 nxënës e ka thuajse të pamundur të kuptojë problemet e tyre.

 “Një psikologe dhe një punonjës social që punon me 1000 nxënës, 1200 nxënës, nuk ka mundësi të ketë dosjen e nevojave personale, të secilit fëmijë, situatën e secilit fëmijë është e pamundur.  Procesi i njohjes është një proces i individualizuar, i personalizuar”, tha ai.

Specialistja pranë sektorit të Programeve të arsimit parauniversitar, Tatjana Vucani shprehet se aktualisht, në arsimin bazë dhe të mesëm veprojnë 163 punonjës social, dhe 414 psikologë. Madje janë marrë masa që psikologët të shtohen në shkollat me më shumë nxënës.

 “Kemi 163 punonjës social në total, ndërsa psikologët janë më të shumtë në numër, ato janë 414 në total. Janë 228 në arsimin bazë dhe 186 në arsimin e mesëm. Ministria e Arsimit në vitin e fundit, duke parë rolin e psikologut në shkolla, bëri një ndryshim në urdhrin përkatës, dhe vendosi që në të gjitha gjimnazet me mbi 700 nxënës do të kenë detyrimisht një psikolog”, u shpreh specialistja e arsimit.

 “Sa herë flitet për dhunën ndaj grave dhe vajzave, mendimi i parë lidhet me atë fizike. Por dhuna më e përhapur dhe më e padenoncuar është ajo seksuale, si dhe ngacmimet seksuale”.

Disa prej vajzave në kryeqytet, të pyetura nga Report tv tregojnë se kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale, madje kërkojnë që veprime të tilla të jenë të dënueshme.

 “Çdo femër besoj ka rënë pre e ngacmimeve dhe shantazheve seksuale. Po të arrijë puna deri ta shantazhet është një problematikë shumë e madhe dhe duhet të jetë një veprim i dënueshëm. Miliona herë mund të më kenë ngacmuar. Policia duhet të jetë më e vëmendshme”, tha një nga vajzat.

Raste të tilla duhet të shërbejnë si kambanë për të gjitha institucionet përkatëse në mënyrë që të marrin masa të nevojshme për parandalimin e rasteve të dhunës dhe ngacmimeve ndaj vajzave, që shpesh përfundojnë tragjikisht.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aksi: 09/05/2019 16:48

    Eshte e lehte t'u vihet faji mesueseve, kur ne radhe te pare Familja ka deshtuar. Nuk mund te pretendosh nga mesuesit te bejne rolin e nenes, babait, motres, shoqes, psikologes etj. dhe ne ato 45 minuta mesim te te japin edhe dije, edhe te te testojne e pergatisin per formim me te larte. Edukata familjare ku eshte? Prindi ku eshte? Te gjithe kane halle, te gjithe jetojme ne varferi e probleme. Nese adoleshenti nuk flet me nenen e babain e vet, le te flase me tezen, dajen, kusherinjte. Por ngaqe jemi rrethuar nga injorante qe paragjykojne edhe leckat qe kane ne trup, mbyllemi ne vetvete dhe s'flasim me askend. Zoteria duhet ta dije shume mire se depresioni nuk bertet, mendimet vetevrasese nuk ulerasin "hej, me ndihmoni". Njeriu, qe i ka ardhur shpirti ne maje te hundes dhe nuk sheh me rrugedalje, nuk do vemendje, do shpetim. Sa keq qe kjo vogelushe s'kishte dike qe t'i qante hallin e qe t'i tregonte se jeta s'mbaron prej ca kercenimeve boshe. U prehte ne paqe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona

Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona