Ekskluzive/ Zbardhet vetëvrasja e 16-vjeçares, kërcënimet dhe shantazhi me 1 mijë lekë për videot private

Zbardhet historia tragjike e vetëvrasjes së 16 vjeçares Adela Caci, e cila i dha fund jetës pas shantazheve me video private nga i dashuri i saj, njëkohësisht shok në të njëjtën shkollë. Dy adoleshentët kishin prej dy vitesh që ishin të lidhur, por në dy muajt e fundit lidhja e tyre kishte pësuar luhatje deri në shantazh e kërcënime nga ana e 16 vjeçarit për përfitime financiare. Nga grupi hetimor është mësuar se në telefonin e djalit janë gjetur 120 mesazhe të shkëmbyera mes të rinjve, ku ndër të tjera janë zbuluar edhe disa mesazhe kërcënuese e shantazhuese. Në ditët e fundit, djali i kërkonte Adelës që t'i jepte lekë për të mos publikuar videot private.

Në dy muajt e fundit 16-vjeçari me iniciale D. K i ka kërkuar 4 herë shuma nga 5 deri në 10 mijë lekë të vjetra, ose në të kundërt videot do tua tregonte edhe shokëve të tjerë të shkollës. Gjithashtu ai i ka kërkuar që të shiste varësen dhe byrzylykun e floririt dhe paratë t’ia jepte atij.

Nga grupi hetimor është mësuar se vajza komunikonte nëpërmjet telefonit të babait, në të cilin janë gjetur 120 mesazhe të shkëmbyera mes të rinjve, ku ndër të tjera janë zbuluar edhe disa mesazhe kërcënuese e shantazhuese.

Sa i përket ngjarjes mamaja e 16 vjeçarit të arrestuar tregon një tjetër version. Ajo konfirmon se adoleshentët kishin 2 vite të lidhur, por kurrsesi djali i saj të ketë shantazhuar vajzën. Ajo tregon më tej, se në ditët e fundit babai i vajzës ka shkuar tre herë në shtëpinë e tyre, për tu siguruar nëse djali i kishte fshirë mesazhet që kishte në telefon, madje duke e kërcënuar edhe me jetë.

Por në momentin kur babai i Adelës ishte siguruar se adoleshenti kishte fshirë të gjithë mesazhet, atij i vjen një telefonatë ku i kërkojnë që me urgjencë të shkojë në spital pasi një familjar i tij kishte probleme, por pa i treguar që e bija 16 vjeçare e ndrydhur nga presionet dhe sedra kishte ndërmarrë aktin tragjik. Në kushte anonimati një prej oficerëve që po ndjek këtë dosje, tashmë të transferuar në Vlorë në sektorin për të mitur, tregon se në telefon janë gjetur prova që faktojnë akuzën e “përndjekjes”, akuzë për të cilën adoleshenti pritet të dalë para Gjykatës për masë sigurie.

Një yll i shuar! Shokët dhe shoqet e shkollës: Adela ishte e urtë, e shihte botën me ngjyra (VIDEO)

Yll i bukur thonë ata që e njihnin. Dhe në fakt e tillë ishte. Adela Caci, vetëm 16 vjeç ka prekur zemrat jo vetëm të familjes së saj por edhe mbarë opinionit, me gjestin e rëndë të vetëhelmimit me fostoksinë, pas kërcënimeve dhe përndjekjes nga një bashkëmoshatar, nxënës në të njëjtën shkollë me të në Berat, në gjimnazin profesional. Dje Adelës ju dha lamtumira nga familja, pasi humbi jetën nga konsumimi i fostoksinës. Historia që lë pas është mjaft e trishtë. Një vajzë vetëm 16-vjeçare e larguar nga kjo botë në kulmin e rinisë, kur jeta e saj në fakt sapo kishte nisur. Një 16-vjeçar, D.K, e kishte kërcënuar vajzën me mesazhe dhe telefonata të vazhdueshme në telefon duke i thënë se do t'i publikonte video të sajën që ai e kishte siguruar.

Adela Caci dhe djali 16-vjecar i arrestuar

E reja, një vajzë mjaft e urtë dhe paqësore siç shokët e saj të shkollës e përshkruajnë, e ndjerë nën presionin e djalit, ka vendosur të ndërmarrë aktin ekstrem duke pirë fostoksinë. Nga Spitali i Beratit ajo u transportua në QSUT në Tiranë, ku edhe ndërroi jetë. Burime nga ky spital thanë për Shqiptarja.com se përjetimet e vetë mjekëve ishin mjaft të rëndë. E kishin shumë të vështirë të mos i rridhnin lot, kur panë gjendjen e rëndë të vajzës vetëm 16-vjeçare. Të njëjtat burime thanë se ajo erdhi në gjendje kome, në orët e para të mëngjesit të dy ditëve më parë, dhe ndërroi jetë shumë pak orë më pas. Familjarë të shumtë ishin në ambientet e spitalit, ku dhimbjen që thuajse i plaste shpirtin mund ta shprehnin vetëm me të qarë e britma për jetën e humbur. Ashtu, të lënduar dhe të hidhëruar nga kjo ngjarje, në fjalët e tyre nuk kanë munguar edhe tronditja dhe dënimi i gjestit të rëndë të djalit që kishte kërcënuar vajzën e tyre.

Prindërit nuk kishin kuptuar asgjë nga tronditja që po kalonte vajza e tyre. Edhe pse një ditë para aktit ekstrem u ka treguar se ndihej e shqetësuar nga shoku i shkollës. Gjithçka u kuptua nga telefoni i vajzës pasi ajo ndërroi jetë. Aty kishte mesazhe të shumta nga 16-vjeçari, i cilu u arrestua menjëherë nga policia.

Por si njiheshin dy të rinjtë në shkollë?

Në shkollën e mesme profesionale "Kristo Isak", askush nga stafi mësimor si dhe nga drejtuesit e shkollës nuk pranojnë që të flasin për mediat. Madje prania e gazetarëve ka irrituar nëndrejtorin e kësaj shkolle, që ka kryer manovra me makinë për t'ju larguar kamerave.

 

Teksa nxënësit porositeshin nga roja e shkollës që të mos flisnin për mediat pasi ndaj tyre mund të kishte edhe penalizime, disa të rinj kanë treguar se ishin në dijeni për ngjarjen. Ata tregojnë se bashkëmoshatari i tyre i arrestuar njihej si nxënës problematik, ndërsa të kundërtën thonë për Adela Cacin.

Nxënës të shkollës profesionale në Berat, thonë se Adela ishte një vajzë mjaft e heshtur, ama në fytyrën e saj thuajse ëngjellore nuk mungonte buzëqeshja dhe reflektimi në sy se jeta për të ishte me ngjyra.

"E njihnim si vajzë shkolle, nuk e dinim që kishte probleme. Ai ishte një djalë në shkollë, nuk e njihja e kam pasur edhe në 9-vjecare. Adela ishte një vajzë e lumtur në pamjen e jashtme, nuk krijonte asnjëherë probleme. E shikonte botën me ngjyra. Nuk shfaqte asnjë problem apo shqetësim nga pamja e jashtme. Është rasti i dytë që ndodh, por nuk është se kemi pasur të tilla probleme", shprehet një nxënëse e shkollës.

Vetë djali ishte problematik. Me mungesa në orët mësimore dhe i shoqëruar me grupe të rinjsh që shpesh të japin drejtim në rrugën e gabuar.

"Viti i dytë. Disa njerëz thonë për dicka tjetër, disa të tjerë për dicka tjetër. Djali i mirë nuk ishte, mesa rrija unë. Nuk e di...Ishte e papritur kur e morëm vesh, na erdhi keq. Djali nuk vinte në shkollë. Kur vajti në vit të parë njohu shoqëri të gabuar. Adela ishte vajzë shumë e urtë. Nuk e kishim menduar të vriste veten", tregon një prej nxënëseve të shkollës për gazetarin e Report Tv, Aldo Kozarja.

Adoleshentja ishte banuese në fshatin Duhanas, ndërsa shkollën e bënte në gjimnazin profesional në qytetin e Beratit, ku ishte nxënëse në vitin e parë. Në të njëjtin gjimnaz është nxënës edhe përndjekësi i saj, D.K, tashmë i arrestuar.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erti: 09/05/2019 05:21

    D.K thote nxirrja emer e mbiemer ta maarim vesh

    Përgjigju
  • Kafsha: 08/05/2019 18:03

    Ku dinim në në moshenbtone nga kto gjona, ne bojshim vetem dashuri.. Kët mut mutash ta burgosin përjetësisht!

    Përgjigju
    • Aksi: 10/05/2019 11:21

      Po mer po, ju te ndershmit e medhenj. Ne cdo kohe ka patur e do kete legena dhe surratmuter si ky tipi ne fjale. Edhe njerez pak me te brishte qe s'e mbajne presionin ka patur e do kete. Ndryshimi eshte se sot surratqenerit i kane mjetet dhe menyrat me te sofistikuara per te te bere shantazh. Puna eshte si t'ua shtypesh koken pa bere deme kaq te medha. Iku goca huj kot.

  • Hasani: 08/05/2019 16:39

    Jane vete prinderir qe i shryjne femijet drejt rrugeve te tilla. Jo vetem qe si kontrollojne por i plotesojne deshirat duke u blere celulare smartfona.

    Përgjigju
  • Riflo: 08/05/2019 16:19

    E ca bene prinderit e gansterrit kur e moren vesh, i mut se jane mut qe kan edukuar nje mut. Po pse mor baba e le gocen ne rruge, pse nuk e more seriozisht ta ripje te gjalle ate djal para se te ikte vajza jote.

    Përgjigju
    • Aksi: 10/05/2019 11:15

      @Tani, shume i sakte. Shantazhi, presioni, e patura e jetes se tjetrit ne dore me materiale kompromentuese eshte bere normalitet ne Shqiperi. Reklamohet ne televizione, neper rrjete sociale, kudo. Kemi te bejme me individe qe kane marre persiper rolin e gjykatesit per shoqet, shoket, te njohurit e te panjohurit qe i rrethojne, si dhe i ka kapur mania e fitimit te parase, apo dhe favoreve seksuale, ne menyre sa me te shkurter dhe pa shume lodhje. Problem i madh shume eshte edhe fshehja qe i ben familja fajit te femijes. Ne syte e botes mos te duket keq femija im, pavaresisht cfare ka bere. Justifikimi i gabimit me cdo kusht. Ky mentalitet na ka lene ne kete gjendje qe jemi sot dhe s'do na lere te ecim perpara.

    • Tani: 09/05/2019 09:28

      Nuk zgjidhen këto punë as me rrjepje, as me varje dhe as me burgje të përjetshme. Të rinjtë do njihen, do lidhen do dashurohen është cikël jetësor normal. Ajo që nuk është normale këtu është fakti që kemi një përhapje të fenomenit të kërcënimit, apo shantazhit përmes fotove apo videove të sferës intime. Pra, kemi hyrë në një terren ku adoleshentët duke mos e kuptuar si duhet faktin që kjo është një vepër penale e dënueshme nuk arrijnë të kuptojnë që do përfundojnë burgjeve duke shkatërruar të ardhmen e tyre. Dhe në këtë rast kur kemi të bëjmë me probleme të mprehta në sferën sociale është e nevojshme ndërhyrja e shtetit për sensibilizim mediatik, e shoqëruar me sensibilizim në ambientet shkollore dhe përmes shkollës sensibilizimi të kalojë nga takimi me prindër në rrethin familjar. Pra, shteti, media, institucioni shkollor dhe familja duhet të ngrenë platformën për sensibilizm dhe ndërgjegjësim për arsye parandalimi dhe frenimi të fenomenit. Pa bashkëpunimin e këtyre mekanizmave është i pamundur përballimi i këtij fenomeni.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë