Ilvi Meta vari veten, prokuroria kërkon burg për 3 policët që shpërdoruan detyrën! Dosja e Prokurorisë, orët e fundit të jetës së 31-vjeçarit! VIDEO nga dhoma e paraburgimit

3 punonjësit e policisë së Kavajës që u arrestuan për ngjarjen e rëndë të 2 ditëve më parë kur në komisariat u gjet u vdekur në ambientet e paraburgimit, 31-vjeçari Ilvi Meta, do të dalin nesër para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar burg për të tre. Bexhet Berberi, inspektor, polic roje; Rushit Kola, inspektor, polic roje; Petrit Brahimaj, nënkomisar, akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën.

Ilvi Meta nuk e kishte për herë të parë arrestimin nga policia. Por të mërkurën vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur, siç thuhet paraprakisht, me lidhëset e kapuçit të bluzës, brenda dhomës së ndalimit në Komisariatin e Kavajës, duke lënë mister shkakun e këtij gjesti ekstrem. Prindërit e mësuan lajmin e trishtë përmes televizorit. Babai ka akuzuar policët se e kanë rrahur djalin për vdekje, duke refuzuar që të pranojë mundësinë që ai mund të jetë vetëvrarë. 31-vjeçari u arrestua mesditën e së mërkurës me urdhër të gjykatës për një vjedhje të ndodhur më 2 prill në një banesë në Kavajë. Por për të njëjtën vepër penale ishte shoqëruar 18 herë që nga viti 2014 dhe ishte dënuar 3 herë.

Por më 4 maj, ditën kur ai u arrestua si i dyshuar për vjedhjen e një banese më 2 prill në Kavajë, diçka nuk ka shkuar mirë. Ilvi Meta u arrestua nga policia mesditën e 4 majit pasi gjurma e gishtit të tij të madh ishte gjetur në banesën e vjedhur, një shtëpi e braktisur e një çifti të moshuarish që vajza kishte shkuar ta kontrollonte kur konstatoi rrëmujën dhe mungesën e disa sendeve.

Qelia dhe lidheset 

Në orën 14:00 po të 4 majit, rreth 2 orë pas arrestimit të të riut dhe mbajtjes së tij në dhomën e të ndaluarve në komisariatin e Kavajës, gjykata vendosi t’i caktojë në mungesë të tij masën e sigurimit personal të arrestit me burg si i dyshuar për vjedhje, vepër që dënohet deri në 3 vite. Prokuroria kërkoi prangosjen e tij duke argumentuar se paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa në vendimin që Report Tv e disponon, argumentohet se “kërkesa për caktimin e masës së sigurimit, kur paraqitet në fazën e hetimeve paraprake caktohet nga gjykata në Dhomë Këshillimi pa praninë e palëve”  Dhe rreth 3 orë nga ky vendim, në orën 19:00 policia dha njoftimin se Ilvi Meta u gjet i pajetë  në dhomat e sigurisë të komisariatit me dyshimin se është vetëvarur me lidhësen e kapuçit të bluzës që mbante veshur.

Report Tv ka siguruar pamje nga dhoma e paraburgimit, ku duket qartë si lidhësja që mendohet se i riu i ka dhënë fund jetës është ende ende në hekura. Ndërkohë sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ngjarja tragjike mund të ishte parandaluar. Në një deklaratë për mediet, thuhet se ka pasur në mosdakordësi në orën se kur ka ndërruar jetë Ilvi Meta.

'Në librin e dorëzimit të shërbimit, punonjësi përgjegjës ka identifikuar rrezikun për tentativë vetëvrasje të këtij shtetasi. Sipas KSHH Polici Petrit Brahimaj ka shënuar se mund të vetëvritej. Polici Brahimaj la porosi në librin e shënimeve të kihej kujdes Ilvi Meta, mund të vetëvritej. Brahimaj la turnin në orën 19:00 dhe la shënim, mjeku konstatoi vdekjen në orën 18:00. Ka një mosrakordim shumë të madh të orareve.'- thuhet në deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Ndërsa në një konferencë për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë thirrje për protestë ditën e nesërme në orën 20:00, pranë të gjithë komisariateve të Shqipërisë.

Policët e arrestuar

Nënkomisar Petrit Brahimaj, 61 vjeç, me detyrë Specialist i sallës së komandimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë;

Inspektor Bexhet Berberi, 60 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, patrullë e përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kavajë;

Inspektor Rushit Kola, 59 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në dhomat e sigurisë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:32
Lidhësja ende në hekura, i riu ishte i vetëm në dhomë! Pamje nga vendi ku u vetëvar Ilvi Meta

 

Ilvi Meta, I riu që u vetvar në qëlinë e tij 2 ditë ma parë në Komisariatin e Kavajës ishte I vetëm në dhomën e paraburgimit. Nëse do të kishte pasur një shok në dhomë me shumë mundësi ai nuk do të kishte mundur t’I jepte fund jetës.

Report Tv ka siguruar pamje nga dhoma e paraburgimit, ku duket qartë si lidhësja që mendohet se I riu I ka dhënë fund jetës është ende ende në hekura.

Ora 14:21
Vetëvrasja e Ilvi Metës, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Polici i turnit shënoi në libër se i riu mund të vetëvritej! Ngjarja tragjike mund të parandalohej

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dhënë të tjera detaje në një deklaratë të bërë së fundmi në lidhje me vetvarjen e të riut Ilvi Meta. Në një raport të plotë sipas KSHH ngjarja tragjike mund të ishte paranduar. 

Në deklaratë thuhet se në takimin që patën me shefin e Komisariatit të Policisë Kavajë, vëzhguesit e KShH-së u informuan për detajet. Vëzhguesit u informuan se shtetasi Ilvi Meta është shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Policisë Kavajë në orën 11:30 të datës 04.05.2022, e cila u verifikua edhe në Rregjistrin e Evidentimit e Dhënave për Personat e Shoqëruar.  Në orën 15:50 është realizuar ekzekutimi i masës së sigurisë “arrest me burg” në ambientet e Komisariatit, për veprën penale të Vjedhjes (sipas nenit 134/1 të Kodit Penal), si dhe është njoftuar familjari i tij, babai, nga oficeri i patrullës B.B. I ndjeri Ilvi Meta ka qendruar i vetëm në dhomën e sigurisë. Kjo e dhënë është verifikuar edhe në Rregjistrin e personave të ndaluar/arrestuar të ndodhur në Komisariat.

Në librin e dorëzimit të shërbimit, punonjësi përgjegjës ka identifikuar rrezikun për tentativë vetëvrajse të këtij shtetasi. Sipas KSHH Polici Petrit Brahimaj ka shënuar se mund të vetëvritej. Polici Brahimaj la porosi në librin e shënimeve të kihej kujdes Ilvi Meta, mund të vetëvritej. Brahimaj la turnin në orën 19:00 dhe la shënim, mjeku konstatoi vdekjen në orën 18:00. Ka një mosrakordim shumë të madh të orareve.

Po sipas Komitetit Shqiptar i Helsinkit njëri nga policët e arrestuar deklaron se Ilvi Meta s'ka pasur lidhëse. Sipas njërit prej policëve bluza që Ilvi Meta mbante veshur nuk kishte kapuç.

KShH shpreh shqetësimin se rasti në fjalë nuk është një rast i izoluar. Institucionet eprore si dhe ato ku mbahen shtetasit e ndaluar apo të arrestuar si dhe persona që ndodhen në ambientet e paraburgimit apo në burgje, duhet të kujdesen në mënyrë të veçantë për masat e sigurisë dhe respektimin e tyre, me qëllim garantimin e shëndetit dhe jetës së këtyre shtetasve. Është përgjegjësi e tyre dhe personave të ngarkuar me këtë detyrë, të zbatojnë në mënyrë korrekte dhe me vigjilencën e duhur, ligjet dhe aktet nënligjore ku përcaktohen masat parandaluese të sigurisë që duhet të merren, nënshtrimin e këtyre personave ndaj kontrollit mjekësor si dhe realizimin e kontrolleve periodike, për zbatimin e duhur të kuadrit ligjor.

Deklarate_Verifikimi i KShH ne Komisariatin e Kavajes per humbjen e jetes se te riut 31 vjecar

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vironi: 06/05/2022 17:57

    Te hysh ne burg per nje hajdut qe eshte arestuar 18 here eshte kulmi.... Me siguri qe Sali non grata do ta shpalli PISHTAR I DEMOKRACISE....

    Përgjigju
  • Sara: 06/05/2022 16:54

    Sali krimineli qe vret mes Tiranes tani do ndezi qirinj per nje hajdut ordiner...nuk arrij ende te kuptoj pse nuk arrestohet ky kriminel qe vetem shkaterron Shqiperine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)